business

Agjent në Qendër të thirrjeve

  • star Publikuar: 20-02-2025
  • star Skadon: 20-03-2025
Kompani Kujtesa
Kategoritë Telekomunikim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 694

“Kujtesa Net” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Preoc Km. 7 Magjistralja, Prishtine Ferizaj:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës

Agjent në Qendër të thirrjeve

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kryen në mënyrë efektive pranimin e thirrjeve nga klientët për të zgjidhur të gjitha kërkesat, shqetësimet dhe ankesat e tyre, dhe iu ofron te gjitha informatat e nevojshme me kohë.
  • Ofron shërbimet e aktivizimit/ deaktivizimit për shërbimet individuale
  • Kujdeset që klientët të marrin përgjigje në lidhje me pyetjet, kërkesat ose ankesat e tyre, duke siguruar informata të sakta, duke mbledh opinione ose bërë anketa.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Kualifikimet

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike; I fokusuar në klientë; Njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me klientët në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
  • Aftësi për të pranuar me numër të madh të klientëve për çdo ditë.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të dëgjuar.
  • Shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
  • Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë.
  • Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
  • Përvojë në punët me klientë

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: [email protected] .

Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 06.03.2025, Ora 16:00h.