business

Inxhinier Turni

  • star Publikuar: 25-08-2025
  • star Skadon: 15-09-2025
Kategoritë Inxhinieri
Vendi i punës Skenderaj
Numri i pozitave 1

Titulli i Pozicionit: Inxhinier Turni

Departamenti: Operacione / Teknologji & Mirëmbajtje

Vendndodhja: Skenderaj, Kosovë Raporton te: Drejtori i Fabrikës Orari i punës: Full-time

Tekno-Konstruksion është në kërkim të një Inxhinieri Turni, i cili do të jetë përgjegjës për ndjekjen e procesit të prodhimit të gëlqeres, nga përgatitja e lëndës së parë deri te përfundimi i produktit final. Roli përfshin ndjkejene proceseve teknikepër të siguruar efikasitet, siguridhe cilësi të lartë në prodhim.

Detyrat Kryesore:

  • Mbikëqyr dhe ndjek të gjithë ciklin e prodhimit të gëlqeres (përgatitja e gurit, pjekja në furrë, ftohja dhe klasifikimi) ne perputhje me direktivat e Drejtorit te Fabrikes;
  • Siguron funksionimin e vazhdueshëm dhe efikas të furrës së kalcinimit dhe impiantit të hidratimit, duke ndjekur parametrat përkatës;
  • Kontrollon cilësinë e lëndës së parë dhe ndjek parametrat teknikë për arritjen e standardit të gëlqeres;
  • Bashkëpunon me laboratorin ose kryen vetë analizat bazë të produkteve përfundimtare;
  • Propozon përmirësime në procesinteknologjik për rritjene rendimentit dhe reduktimin e konsumit të energjisë;
  • Trajnon operatorët e linjësmbi zbatimin e saktë të fazave teknologjike dhe përdorimin e duhur të pajisjeve të prodhimit;
  • Koordinimi dhe mbikëqyrja e ekipit operacional
  • Njohuri teknike në përdorimin e kompjuterëve industrialë

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Kimike, Inxhinieri Materialesh, Inxhinieri Industriale ose një fushë të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite përvojënë fabrika te specializuara per prodhime kimike(preferohet).
  • Aftësi për të monitoruar dhe interpretuar parametrat e proceseve industriale (temperatura, lagështia, përbërja kimike).
  • Aftësi dhe gatishmëri për të mësuardhe përvetësuar njohuritë reja.
  • Aftësi analitike dhe aftësipër të përgatitur raporte tekniketë prodhimit.
  • Njohuri bazë mbi pajisjetindustriale të prodhimitdhe sistemet e monitorimit të proceseve (avantazh);
  • Aftësi për të punuarnë kushte fabrikedhe për të marrë përgjegjësi operative në terren.
  • Integritet, aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve teknike.

Çfarëne ofrojmë:

  • Pagesë konkurruese dhe bonus bazuar në performancë;
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të specializuara në automatizim industrial;
  • Ambient pune modern dhe teknologji të përparuara;

Procesi i përzgjedhjes:

Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] deri më datë 15/09/2025 ora 17:00. Sigurohuni që të përfshini “Inxhinier Turni” në subjektin e emailit.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu