business

PASTIQERE (1), KAMARIER/E (2)

  • star Publikuar: 30-05-2023
  • star Skadon: 30-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Prodhimtari
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 22279

"Bohemian Sweets" Sh.p.k. është kompani prodhuese e BIO ëmbëlsirave pa Sheqer dhe pa Margarin.

Për nevojat e zgjerimit të aktiviteteve "Bohemian Sweets" Sh.p.k. me seli në Rr: "Dardania" tek banesat e Apolonisë në Fushë Kosovë është duke zgjeruar stafin me pozita pune.

1 PASTIQERE

Pastiqerja bënë pregaditjen e ëmbëlsirave me fondant(marcipan).

Përshkrimi i vendit të punës:

Përgjegjësitë

  • Pergaditjen e ëmbëlsirave me porosi sipas kërkesave të klientëve,pregaditjen e porosive për klientët e jashtëm;
  • Bashkpunimin me antarët tjerë të ekipit të shitjes dhe të përkrahjes teknike;
  • Informimin me tendencat e tregut në fushën përkatëse;
  • Të jetë i gatshëm për punë me ndërrime.

Aftësitë e kërkuara:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale me fokus në shërbimin ndaj klientit.
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Njohja me trajtimin e pastiqeris ,ushqimit, dhe udhëzimet e tjera të restoranteve.

Edukimi dhe përvoja:
Edukimi shkollim I mesëm
Pervoja e punes se paku 3 vjeqare ne lemine e Pastiqerise ose te ngjajshme - Obligative

KAMARIER/E - 2 PERSONA

Përshkrimi i vendit të punës:

Përgjegjësitë

  • Mban klientët të informuar me artikujt e menusë dhe specialet ditore
  • Shpjegon artikujt e menusë për sa i përket përgatitjes, përbërësve dhe prezantimit
  • Përgjigjet pyetjeve në lidhje me ushqimin dhe artikujt e pijeve në menu
  • Bashkëpunon me stafin e kuzhinës për të përpunuar dhe përshpejtuar urdhërat e Porosive
  • Sigurohet që klientët janë të kënaqur me porositë e pranuara dhe shërbimet e juaja
  • Kontrollon periodikisht nevojat e klientit dhe i trajton menjëherë kërkesat e tyre
  • Të jetë i gatshëm për punë me ndërrime (paradite dhe pasdite),
  • Punë tjera sipas nevojës së pozitës së punë.
  • Preferohet diploma e shkollës së mesme
  • Prioritet banorët e Fushë Kosovës,
  • Njohuri dhe Përvojë
  • Njohja e standardeve të higjienës
  • Njohja e kodeve të ushqimit dhe shëndetit në punë
  • Të jetë në gjendje të lexojë rrjedhshëm dhe të flasë gjuhë zyrtare në Kosovë,
  • Njohuri e gjuhës Angleze - fillestare e obliguar
  • Fleksibël dhe i gatshëm për të punuar orare të ndryshme
  • Mosha e aplikantit: deri 30vjec.

Shkathtësitë dhe kompetencat kryesore

  • Shërbim i shkëlqyeshëm për klientët
  • Aftesi komunikimi
  • Puna ekipore
  • Saktësia dhe vëmendja ndaj detajeve
  • Ti kushtojë vëmendje urgjencave dhe prioriteteve

Mënyrat e Aplikimit:

1) Aplikacionet për punësim CV pranohen vetëm përmes e-mailit: [email protected];

Për informacione shtesë drejtohuni në numrin e telefonit: +38345825205 + Viber.

2) Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të ftohen për intervistë.

Aplikacioni mbetet i hapur më së largu deri më 30.06.2023, në ora 16:00.