SHPALLJE PËR VEND PUNE
AluKoenigStahl r.o.k. Prishtinë është pjesë e një koncerni ndërkombëtar, veprimtaria kryesore e të cilit është shitja dhe tregtia e sistemeve të fasadave dhe dritareve nga alumini dhe çeliku. Si partner i licencuar i kompanive Schüco dhe Jansen, liderë në këtë fushë, shënojmë rritje dhe zhvillim të dukshëm që nga themelimi e deri më sot. Me qëllim të vazhdimit të suksesit në biznes, jemi në kërkim të kuadrove të rinj, ambiciozë, të cilët do të japin kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre në realizimin e objektivave tona.
Kërkojmë një person të ri, komunikues dhe dinamik për pozicionin:
TEKNIK I APLIKIMIT - TKD
Numri i ekzekutuesve: 1
Përshkrimi i vendit të punës:
- Punë në shërbimin teknik në përputhje me rregullat profesionale
- Vizita tek klientët (rajoni i Kosovës dhe Shqipërisë)
- Mbështetje teknike për klientët (pjesa praktike e teknologjisë së prodhimit të produkteve dhe makinerive)
- Shërbim ndaj klientëve
- Porositja dhe mbajtja e evidencës së veglave (inventari i veglave)
- Ndjekja teknologjike dhe futja e risive të shitjes në projektet aktuale
- Detyra të tjera të ngjashme sipas udhëzimit të menaxhmentit të kompanisë
Lloji i punës:
- Marrëdhënie pune për një kohë të pacaktuar
Rajoni:
- Kosovë, Shqipëri
Njohuri dhe kualifikime:
Niveli i kërkuar i arsimimit dhe aftësitë tjera:
- Shkollë e mesme profesionale – drejtim teknik apo Bachelor Bsc. nga fushat teknike
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze në të folur dhe në shkrim
- Njohje e punës me kompjuter
- Përgjegjshmëri dhe saktësi në punë, konsistencë, sistematikë
- Qasje profesionale ndaj detyrave
- Iniciativë personale
- Punë në ekip
- Gatishmëri për trajnime shtesë, udhëtime dhe mësim
- Kushte të veçanta: periudhë provuese 3 muaj
Gjuhë të huaja:
- Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës angleze në të folur dhe në shkrim
- E dëshirueshme: njohuri e gjuhës gjermane dhe gjuhëve të ish‑Jugosllavisë (boshnjake, serbe, kroate)
Njohja e punës në kompjuter:
- shumë e mirë
Përvoja e nevojshme e punës:
- dy vite
Aplikimet në gjuhën angleze/gjermane të dorëzohen ekskluzivisht në mënyrë elektronike, në adresën e e-mailit: [email protected], [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!