Henderson Asset Protection LLC
Në kuadër të zgjerimit dhe standartizimit të shërbimeve, Kompania Henderson Asset Protection LLC shpallë konkurs për pozitat e poshtë cekura:
- Roje për Shhërbime Themelore të Sigurisë ne qytetet e poshtë cekura:
- Obiliq (1 vende pune)
- Fushë Kosovë (2 vende pune)
- Lipjan (1 vende pune)
- Shtime (1 vende pune)
- Kamenicë (1 vende pune)
Kriteriumet e kërkuara për pozitën e lartëcekur janë si më poshtë:
a) Letërnjoftimi valid (kopje)
b) Diploma e shkollëssë mesme (kopje)
c) Vërtetimi nga Policia për verifikim të kaluarës kriminale (origjinale – jo më të vjeter se 6 muaj)
d) Vërtetimi nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (origjinale – jo më të vjeter se 6 muaj)
e) Çertifikaten e Aftësisë së Veprimit- nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale (origjinale – jo më të vjeter se 6 muaj)
f) Çertifikata Mjekësore per Pune (origjinale – jo më të vjeter se 1 vit), ky dokument kërkohet në procedurat e mëvonshme të regrutimit,
g) 2 Fotografi (te madhësisësë pasaportës)
h) Licencën e punës nga Ministriae Punëve të Brendshme MPB (kopje nëse e posedoni)
Kandidatët e interesuar duhet që personalisht të paraqiten në zyrën e Burimeve Njerzore ne adresen: Rr.Ekrem Rexha Nr.27 Laxhja Arberia (ish Dragodan) Prishtinë nga e Hëna deri te Premten (Ditëve të Punës) prej ores 09:00 – 15:30, për informata shtesë mund të kontaktoni në Numrin: 038/243-958.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethine ngushtë do të ftohenpër procedura të mëtutjeshme.
Henderson Asset Protection LLC është punëdhënës me mundesi te barabarta per te gjithë dhe ne përputhëshmëri me Ligjin e Punes të Kosoves Nr.03/L-212, Neni 8 pika 2.