Henderson Asset Protection LLC
Kompania Henderson Asset Protection LLC shpallë konkurs:
1. Roje për Shërbime Themelore të Sigurisë — 10 vende — Prizren
Kriteriumet e kërkuara për pozitën e lartëcekur janë si më poshtë:
a) Letërnjoftimi valid — kopje
b) Vërtetimi nga Gjykata që nuk jeni nën hetime — origjinale, jo më e vjetër se 6 muaj
c) Çertifikatën Shëndetësore për Punë — origjinale, jo më e vjetër se 1 vit. Ky dokument kërkohet në procedurat e mëvonshme të rekrutimit
d) 2 fotografi të madhësisë së pasaportës
e) Çertifikatën e punës nga Ministria e Punëve të Brendshme — MPB, kopje nëse e posedoni
Kandidatët e interesuar duhet që personalisht të paraqiten në zyrën e Burimeve Njerëzore në adresën:
Rr. Tahir Zajmi, Emshir, Prishtinë
Nga e hëna deri të premten prej orës 09:00 – 15:30.
Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrin: +383 45 499 675
Paga që ofrohet: mbi 600 euro.
Henderson Asset Protection LLC është punëdhënës me mundësi të barabarta për të gjithë dhe në përputhshmëri me Ligjin e Punës të Kosovës Nr. 03/L-212, Neni 8 pika 2.