business

Asistente e Burimeve Njerëzore

  • star Publikuar: 30-01-2025
  • star Skadon: 15-02-2025
Kompani QTA
Kategoritë Burime Njerëzore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Skenderaj
Shikime 249

KONKURS PËR PUNËSIM

Pozitat e hapura për njësinë e QTA Skenderaj

Vendi i Punës : Skenderaj

Kompania: Arjeta Group Shpk

Njësia: QTA, Skënderaj

Periudha e aplikimit: 30.01.2025 – 15.02.2025

Përshkrimi i pozitës: Arjeta Group SH.P.K është duke kërkuar një asistente të dedikuar dhe të motivuar për Burimet Njerëzore, e cila do të mbështesë ekipin e Burimeve Njerëzore për menaxhimin dhe zhvillimin e proceseve të punës. Ky person do të jetë përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve të përditshme të burimeve njerëzore dhe administrimin e dokumentacionit të stafit, duke siguruar zbatimin e politikave dhe procedurave të kompanisë.

Përgjegjësitë:

  • Përgatitja dhe shpërndarja e shpalljeve për vende pune.
  • Menaxhimi i CV-ve të pranuara dhe organizimi i intervistave me kandidatët.
  • Mbajtja e dosjeve të përditësuara për të gjithë punonjësit, përfshirë kontratat, certifikatat, vlerësimet dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm.
  • Sigurimi i plotësimit të dokumentacionit në përputhje me rregulloret dhe standardet e kompanisë.
  • Përgatitja e raporteve javore për aktivitetet e Burimeve Njerëzore dhe dorëzimi i tyre te Menaxheri i Burimeve Njerëzore.
  • Organizimi i trajnimeve të brendshme dhe të jashtme për stafin.
  • Zbatimi i politikave dhe procedurave të HR, përfshirë ndjekjen e procedurave të përzgjedhjes, zhvillimit dhe vlerësimit të stafit.
  • Mbështetje në zgjidhjen e konflikteve dhe të çështjeve të tjera që mund të lindin me stafin.
  • Sigurimi që të gjitha kërkesat e lidhura me stafin të adresohen në mënyrë të duhur dhe të shpejtë.
  • Koordinimi i aktiviteteve administrative për Burimet Njerëzore, duke përfshirë mbështetje për Menaxherin e Burimeve Njerëzore në realizimin e objektivave strategjike.
  • Sigurimi i një komunikimi efektiv dhe të qartë me të gjithë stafin për procedurat dhe politikat e HR.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë universitare preferohet në Menaxhim Burimesh Njerëzore, Juridik Psikologji, Administratë Publike, Ekonomi ).
  • Eksperiencë e mëparshme pune në fushën e burimeve njerëzore (preferohet, por jo e domosdoshme).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi me individë të ndryshëm.
  • Aftësi për të punuar me dokumente dhe sisteme të menaxhimit të burimeve njerëzore. ∙
  • Njohuri të paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint) dhe programeve të menaxhimit të të dhënave.
  • Aftësi të organizimit dhe të menaxhimit të shumë detyrave njëkohësisht.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected] , ose drejtpërdrejt tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Skenderaj, Rr. Salë dhe Hamit Jashari.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 30.01.2025 deri më datën 15.02.2025