FTESË PËR OFERTË
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është e interesuar të ju sigurojë fëmijëve pushime verore.
Me këtë rast ju bejmë ftesë për ofertë në përputhje me specifikacionin për: Akomodim për Pushime Verore për Fëmijë– pansion i plotë në Velipojë
Akomodimi duhet të bëhet për gjithsejt 29 persona njëkohësisht për 7 netë brenda periudhës 04 Korrik– 30 Gusht 2024
Për akomodim të fëmijëve së bashku me stafin përcjellës nevojiten:
- 5 dhoma me nga 3 shtretër= 15 shtretër
- 3 dhoma me nga 4 shtretër= 12 shtretër
- 2 dhoma me nga 1 shtrat =2 shtretër
- Te gjitha dhomat të kenë kondicioner
- Hoteli të jetë afër plazhit
- Pansion i plotë (mëngjesi, dreka dhe darka)
- Hoteli të ketë pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë (e preferuar)
- Në çmim të ofertës duhet të përfshihen edhe cadrat me shezlone
- Qasje të lehtë nga hoteli në plazh si dhe në pishinën e hotelit dhe në hapësirat tjera që ofron hoteli si kënde lojërash etj.
Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:
- Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
- Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me llogo zyrtare
- Në ofertë duhet te ceket cmimi në euro pa TVSH duke pëfshirë pansionin e plotë(për person)
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Kriteret e përzgjedhjes:
- Përparësi do të ketë Hotelii cili ka në afërsi plazhin
- Përparësi do të ketë hoteli me pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë.
- Dhomat e hotelit të kondicionuara
- Pas plotësimit të kritereve të lartëcekura, cmimi më i lirë
Ofertat duhet të dërgohen në email adresën:[email protected] deri me datën: 01.07.2024
Për ndonjë paqartësi mund të kontaktoni në e-mail adresen: [email protected]