business

Vende te lira pune

  • star Publikuar: 24-04-2023
  • star Skadon: 17-05-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Dyqan dhe Shitje
Numri i pozitave 33
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 18859

Qendra Tregtare LIRIDONI është qendër tregtare e cila funksionon mbi 15 vite, e përbërë prej Supermarketit, Tekstilit, Restaurantit dhe Kafeterisë, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Për shkak të zgjerimit të kompanisë në lokacione të reja dhe me qëllim të plotësimit të vendeve të punës QT LIRIDONI, me datë 20 prill 2023, shpallë këtë:

K O N K U R S

Për pozitat e punës si në vijim:

  1. Menaxher i QT LIRIDONI – Njësia në Gjakovë – dy (2) pozita.

Vendi i Punës: Gjakovë;

Detyrat kryesore:

  • Zhvillon planin e biznesit dhe strategjinë e shitjes në kuadër të njësisë;
  • Analizon dhe kontrollon prezencën e produkteve në njësi;
  • Është përgjegjës për mbarëvajtjen e bashkëpunimit me furnitorët e ndryshëm;
  • Menaxhon dhe monitoron personelin e QT LIRIDONI Gjakovë;
  • Monitoron performancën javore, mujore e vjetore në përputhje me strategjinë e njësisë;
  • Implementimi i ndryshimeve të kërkuara nga zyra qendrore;
  • Kryen edhe detyra tjera që i ngarkohen nga Udhëheqësi, në përputhje me pozitën e punës.

Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të përfunduar nivelin universitar në Menaxhment apo të ngjajshme;
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune në të njëtin profil;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të punës në market;
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike dhe përgatitjes së planeve;
  • Të ketë aftësi të mira negocimi dhe komunikimi;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

_____________________________________________________________________________

  1. Furnizues - një (1) pozitë

Vendi i Punës: Gjakovë;

Detyrat kryesore:

  • Të kryej furnizimin e mallit sipas nevojës të njësisë për të gjitha sektoret;
  • Vendos dhe bën kontrollimin e çmimeve;
  • Implementon dhe kontrollon merchandising-un sipas planeve të kompanisë;
  • Bën organizimin ditor të punës të stafit punues;
  • Kryen mbikëqyrjen e mallit nga pranimi deri tek kalkulimi, kontrollimi i afateve, përkujdesja për kthimin e mallit të skaduar ose të dëmtuar;
  • Sipas nevojës bën analizimin e tregut dhe konkurrencës;
  • Kryen edhe detyra tjera që i ngarkohen nga Udhëheqësi, në përputhje me pozitën e punës.

Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune në të njëtin profil pune;
  • Të ketë aftësi të mira negocimi dhe komunikimi;
  • Të ketë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

____________________________________________________________________________________

  1. Pranues Malli – një (1) pozitë;

Vendi i Punës: Gjakovë;

Detyrat kryesore:

  • Bënë pranimin e mallit duke bërë krahasimin me fletëporosi;
  • Evidenton të gjitha pranimet në Librin e pranimit të mallit;
  • Konsultohet me furnizuesit për sasitë e mëdha të mallit të cilat janë në procedurë të pranimit;
  • Ndihmon në mbajtjen e dokumentacionit të pranimeve, daljeve dhe kthimeve të mallrave.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të kenë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Të njohin mirë punën në depo dhe organizimin e saj;
  • Të kenë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;
  • Të jenë të gatshëm të punojnë nën presion dhe në mënyrë grupore.
  1. Depoist – një (1) pozitë;

Vendi i Punës: Gjakovë;

Detyrat kryesore:

  • Bënë pranimin, vendosjen e mallrave në depo dhe mbajten e evidencave gjegjëse;
  • Ndihmon në organizimin, rregullimin e depos sipas planit, si dhe organizimin dhe mirëmbajtjen e stoqeve në depo;
  • Ndihmon në mbajtjen e dokumentacionit të pranimeve, daljeve dhe kthimeve të mallrave.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të kenë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Të njohin mirë punën në depo dhe organizimin e saj;
  • Të kenë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;
  • Të jenë të gatshëm të punojnë nën presion dhe në mënyrë grupore.

____________________________________________________________________________________

  1. Sektoriste në Market – dhjetë (10) pozita;

Sektoriste në Tekstil – tre (3) pozita;

Vendi i Punës: Gjakovë;

Detyrat kryesore:

  • Mirëpret dhe shërben klientët e marketit;
  • Rregullon dhe palon mallrat në sektorin e caktuar sipas planogrameve duke respektuar metodën FIFO dhe sigurohet qe çdo produkt të ketë çmimin në raft;
  • Përkujdeset për pastërtinë dhe mbajtjen e rregullit;
  • Është përgjegjës për raportimin dhe përcjelljen e afateve të skadimit të produkteve;
  • Informon klientët lidhur me specifikat dhe informatat tjera që kërkohen për produktin duke e shërbyer klientin në mënyrë më të mirë;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të kenë të paktën 6 muaj përvojë pune;
  • Të kenë shkathtësi dhe entuziazëm ne kryerjen e detyrave;
  • Të kenë sjellje dhe komunikim shembullor;
  • Të jenë të gatshëm të punojnë nën presion dhe në mënyrë grupore.

____________________________________________________________________________________

  1. Arkatare në Market – pesë (5) pozita;

Arkatare në Sektorin e Tekstilit – dy (2) pozita;

Vendi i Punës: Gjakovë;

  • Detyrat kryesore:
  • Është përgjegjëse për t’i shërbyer klientëve;
  • Kryen pagesat në baza ditore;
  • Inkason paratë në arkë për mallin e shitur;
  • Mban evidencë ditore të gjendjes së arkës, dhe bënë dorëzimn e parave, punonjësit përgjegjës;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet e dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të ketë së paku 6 muaj përvojë pune;
  • Të njohë mirë punën e arkës në market;
  • Të ketë sjellje dhe komunikim shembullor;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

_____________________________________________________________________________

  1. Kuzhinier/e – dy (2) pozita

Vendi i Punës: Gjakovë;

Detyrat kryesore:

  • Përgatitë ushqimin e caktuar në bazë të porosisë;
  • Sigurohet që kuzhina të jetë e furnizuar me produktet dhe gjërat e nevojshme;
  • Sigurohet që furnizimet të jenë të kualitetit të lartë dhe të ruhen mirë;
  • Kujdeset dhe kontrollon pastërtinë në kuzhinë;
  • Detyra tjera të cilat i caktohen nga Menaxheri.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm (kualifikimet për kuzhinier janë përparësi;
  • Të ketë së paku 2 vite përvojë pune;
  • Të njohë mirë procedurat e përgatitjes së ushqimeve;
  • Aftësi të shkëlqyera në përgatitjen e ushqimeve;
  • Të ketë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

____________________________________________________________________________________

  1. Ndihmës/e Kuzhinier/e – një (1) pozitë

Vendi i Punës: Gjakovë;

Detyrat kryesore:

  • Asiston në përgatitjen e ushqimit të caktuar në bazë të porosisë;
  • Sigurohet që kuzhina të jetë e furnizuar me produktet dhe gjërat e nevojshme;
  • Kujdeset dhe mirëmbanë pastërtinë në ambientet e kuzhinës.
  • Kryen edhe detyra tjera që i ngarkohen nga Udhëheqësi, në përputhje me pozitën e punës
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm (kualifikimi përkatës është përparësi);
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune në të njëtin profil pune;
  • Të ketë aftësi të mira të gatimit të ushqimeve të ndryshme;
  • Të jetë efikas në përgatitjen e ushqimeve;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

____________________________________________________________________________________

  1. Banakier/e – (2) dy pozita

Vendi i Punës: Gjakovë;

Detyrat kryesore:

  • Merr porositë nga servuesit;
  • Përgatitë pijet e nxehta, si dhe ato alkoolike dhe jo alkoolike sipas porosisë;
  • Sigurohet që hapësira e banakut të jetë e rregulluar dhe e pastër gjatë gjithë kohës;
  • Të sigurohet që bari të jetë i furnizuar me pije dhe gjërat e nevojshme;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga menaxheri.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Të njohë mirë procedurat e përgatitjes së pijeve të ndryshme;
  • Aftësi të shkëlqyera në përgatitjen e pijeve alkoolike dhe joalkoolike;
  • Të ketë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;
  • Aftësi të mira në komunikim dhe në punë grupore;
  • Detyra tjera të cilat ja cakton udhëheqësi.

____________________________________________________________________________________

  1. Kamarier/e – një (1) pozitë;

Vendi i Punës: Gjakovë;

Detyrat kryesore:

  • Mirëpret dhe informon klientët rreth menys, dhe sipas nevojës bën rekomandime.
  • Merr porositë dhe servon ushqimin apo pijet e kërkuara.
  • Sigurohet gjatë gjithë kohës që klientët të jenë të kënaqur me shërbimet.
  • Ua prezenton faturën klientëve dhe kryen pagesën.
  • Dorëzon të hollat e arkëtuara gjatë ditës te personi përgjegjës.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga mbikëqyrësi direkt apo Drejtori.

Kualifikimet dhe cilësitë e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin e mesëm;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Të njohë mirë punën e shërbimit në Restaurant;
  • Të ketë sjellje, qasje dhe komunikim shembullor;
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion dhe në mënyrë grupore.

____________________________________________________________________________________

  1. Mirëmbajtëse – dy (2) pozita;

Vendi i Punës: Gjakovë;

Detyrat kryesore:

  • Bënë pastrimin e rregullt të pjesëve të caktuara të objektit të Qendrës Tregtare;
  • Kujdeset për pastërtinë në përgjithësi;
  • Bënë furnizimin me preparatet dhe pajisjet e nevojshme për mirëmbajtje;
  • Detyra tjera të cilat i caktohen nga Menaxheri.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar të paktën shkollimin fillor;
  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Të njohë mirë procedurat e pastrimit dhe preparatet që duhet të përdoren;
  • Të ketë fizik të mirë dhe qëndrueshmëri në punë;

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Pagesë të orëve shtesë;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

CV-të tuaja, të plotësuara me pozitën për të cilën aplikoni dhe dëshmitë tjera relevante, mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] , ose të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit fizik në objektin e QT LIRIDONI, në Raushiq-Pejë dhe Deçan.

Po ashtu mund të aplikohet edhe duke plotësuar të dhënat duke hapur linkun si në vijim: https://bit.ly/3AdZENI

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 17 maj 2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.