business

Pedagog

  • star Publikuar: 08-10-2025
  • star Skadon: 23-10-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1


Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni i cili shkarkohet këtu Vende të lira – SOS Fshtrat e Fëmijëve ; Kopje të Diplomave, Referencave nga punëdhënës paraprak; Vërtetimi që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në raundin e 3-të)
Afati i fundit për dorëzim është data 23.10.2025 deri në mesnatë, përmes emailit [email protected] .
Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, email [email protected] apo tel/fax: 038 749-887.

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare dhe joprofitabile e zhvillimit social, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgaditjen e tyre për një jetë të pavarur.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia, origjina, përkatësia apo statusi martesor. Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë aplikon rregullore që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual), Kodin e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial. Për këtë arsye ju lutem i cekni qartë kontaktet e punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit