KONKURS PUNE – ELEKTRICIST
AON SH.P.K, kompani lidere në tregun e energjisë dhe makinerive industriale, e specializuar në shitjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e gjeneratorëve, forkliftave, ATS-ve dhe UPS-ve, shpall konkurs për pozitën:
ELEKTRICIST
Vendi i punës: Prishtinë
Përvoja: Minimum 1 vit
Rreth kompanisë:
AON SH.P.K është distributor zyrtar i Cummins Power Generation, Teksan Jenerator, si dhe prodhues i AON Jenerator, duke ofruar zgjidhje profesionale dhe të besueshme për sektorin e energjisë inovative (rezervë) dhe pajisjeve industriale.
Përgjegjësitë kryesore:
- Instalimi, mirëmbajtja dhe diagnostifikimi i Gjeneratorëve, ATS-ve dhe UPS-ve
- Kryerja e serviseve teknike sipas standardeve të kompanisë
- Identifikimi dhe zgjidhja e defekteve elektrike dhe mekanike
- Asistim në projektet e instalimeve të reja
- Përgatitja e raporteve teknike pas çdo intervenimi
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë profesionale ose shkollë e mesme teknike (Elektrik/Energjetikë – përparësi)
- Minimum 1 vit përvojë pune në fushën e instalimeve elektrike
- Aftësi për të punuar në terren dhe në ekip
- Njohuri praktike në punë me gjeneratorë dhe panele elektrike (e preferuar)
- Aftësi për të lexuar skema elektrike
- Patentë shoferi – kategori B (e domosdoshme)
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Ambient profesional pune
- Trajnime të vazhdueshme nga brendet tona partnere
- Mundësi avancimi në karrierë
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në:
📞 +383 49 246 900
Apliko shpejtë përmes sistemit!