business

Asistent për Burime Njerëzore

  • star Publikuar: 21-02-2023
  • star Skadon: 01-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Emona Center
Kategoritë Burime Njerëzore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 14405

K O N K U R S P U N E

POZITA: Asistent për Burime Njerëzore (1 Pozitë)

KOMPANIA: “Emona Center” SH.P.K.

Nr i biznesit: 810693839

LOKACIONI: Rr. “Dëshmorët e Kombit” pn. Vushtrri

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbështet procesin e rekrutimit dhe asiston në punët e lidhura me procesin e rekrutimit (shpalljen e konkurseve, organizimin e intervistave, informimin e kandidatëve për intervista dhe intervistim, seleksionimin e kandidatëve, plotësimin e dokumentacionit përkatës për punëtorët e rinj etj);
  • Mirëmban dhe përditëson të dhënat për prezencën, mungesën dhe lëvizjet e të punësuarve,
  • Mirëmban bazën e të dhënave të Burimeve Njerëzore për pushime vjetore, mjekësore, të lehonisë dhe të tjera;
  • Përgatitë kontrata dhe dokumentet përcjellëse sipas procedurave dhe politikave të Burimeve Njerëzore;
  • Mirëmban, sistemon dhe përditëson dokumentacionin në dosjet e të punësuarve,

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:

  • Diplomë Universitare;
  • Të ketë përvojë pune mbi 1 vit në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës office;
  • Njohuri të Ligjit të punës dhe politikave të Burimeve Njerëzore.

Dokumentet e kërkuara:

  • Formulari për aplikim (Aplikacionet mund të merren në objektin e “Emona Center” sh.p.k.);
  • CV së bashku me dokumentet mbështetëse.

Të interesuarit/at mund të dërgojnë aplikacionet me dokumentet mbështetetëse në objektin e “Emona Center” sh.p.k. në adresën rr. “Dëshmorët e Kombit”, pn, në Vushtrri (apo edhe permes email [email protected] )

Aplikimi është i hapur nga data 21.02.2023 deri me datë 01.03.2023.