Kompani
BPB - Banka për Biznes
Kategoritë
Burime Njerëzore, Bankë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
2151
Specialist i Burimeve Njerëzore (m/f)
Kompetencat
- Diplomë Universitare në Burime Njerëzore, Ekonomik, Juridik apo në një fushë tjetër të ngjashme;
- Të paktën tre (3) vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore;
- Njohuri dhe eksperiencë në planifikim, organizim, marrëdhënie me punonjës dhe motivim në punë;
- Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin e proceseve dhe projekteve;
- Të jetë entuziast/e dhe me përpjekje të fortë për të krijuar një mjedis pune sa më pozitiv;
- Vetë-motivues dhe i/e shkathët me fokus në mbylljen e veprimeve/planifikimeve me sukses;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, prioritete dhe arritjes së objektivave;
- Nivel i avancuar i gjuhës angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office.
Përshkrim i vendi të punës
- Përgjegjës për administrimin e drejtë dhe efektiv të benefiteve të punonjësve, përfshirë pagesat, sigurimet shëndetësore, dhe benefiteve të tjera;
- Ndihmon në zhvillimin dhe monitorimin e procesit të vlerësimit të performancës së punonjësve, duke përfshirë mbështetjen në hartimin e objektivave dhe zhvillimin e planeve për përmirësimin e performancës;
- Siguron që të gjitha proceset e punësimit janë në përputhje me ligjin dhe politikat e organizatës, duke përfshirë hartimin dhe ruajtjen e dokumentacionit të përshtatshëm;
- Mbledh dhe analizon të dhëna të burimeve njerëzore për të ndihmuar në hartimin e raporteve dhe rekomandimeve për përmirësimin e proceseve dhe politikave të BNJ;
- Analizon pozitat e punës aktuale dhe sugjeron alternativa për riorganizimin e tyre;
- Krijon, zbaton dhe vlerëson politikat dhe procedurat e departamentit;
- Koordinon bashkëpunimin midis zyrës qendrore dhe degëve përmes organizimit të aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme;
- Në bashkëpunim me kolegët e ekipit, krijoni një atmosferë të hapur dhe inkurajuese për shkëmbimin e ideve dhe zgjidhjen e sfidave të përbashkëta në fushën e burimeve njerëzore;
- Kryerja e detyrave shtesë sipas kërkesave të Mbikëqyrësit Direkt.
Procedura e aplikimit:
Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.
Afati i aplikimit është deri me datë: 22 maj 2024.