business

Zyrtar Financiar në NSH “Metaliku”

  • star Publikuar: 17-08-2023
  • star Skadon: 28-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjakovë
Shikime 1141

Bazuar në Ligjin e AKP-së Nr.04/L-034 si dhe Nenet 8 dhe 10 të Ligjit të Punës Nr. 03/L – 212, Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall:

Konkurs për Zyrtar Financiar në NSH “Metaliku” në Gjakovë (1 pozitë)/nr referues 2/2023

Personat që përzgjidhen për pozitën e Zyrtarit Financiar të NSH “Metaliku” në Gjakovë ndër të tjera duhet të ketë:

  • Diplomë të nivelit universitar në ekonomi, financa, administrim biznesi, menaxhim. Diploma post diplomike e nivelit master është përparësi;
  • Tri (3) vjet përvojë pune në financa dhe kontabilitet dhe në punët dhe detyrat e njëjta;
  • Aftësia organizative;
  • Aftësia për kryerjen e punëve;
  • Të ketë integritet të lartë moral dhe t’i përmbahet standardeve të larta të etikës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme ndër personale dhe aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
  • Njohuri të rrjedhshme në të folur dhe në të shkruar në njërën nga gjuhët zyrtare, njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në aplikacionet e Microsoft Office.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit të Financave

  • Regjistrimi i faturave të blerjeve dhe shitjeve në përudhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjeve të tjera të zbatueshme;
  • Mirëmbajtja e dokumentacionit financiar në bazë të kërkesave ligjore;
  • Regjistrimi dhe konsolidimi i llogarive bankare dhe arkës;
  • Përgatitja e librave tregtare, konfirmimi i tyre dhe dokumentacionin përkatës;
  • Përgatitja dhe menaxhimi i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Mbajtja e evidencës së punës ditore për punëtorët e Ndërmarrjes;
  • Përgatitja e listës së pagave;
  • Përgatitjen e pasqyrave financiare;
  • Deklarimi i tatimeve;
  • Kontrollimi dhe barazimi i listave të regjistrimeve vjetore nga ana e komisioneve me financa;
  • Mbanë kontakte të vazhdueshme me koordinatorin e Ndërmarrjes;
  • E asiston koordinatori e Ndërmarrjes në punë dhe detyra që ai i delegon

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Aplikacioni i punësimit (konsiderohet si CV dhe vlerësohet nga Komisioni);
  • Letër Motivuese;
  • Diploma Universitare;
  • Dëshmi për përvojën e punës;
  • Kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës;
  • Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar apo në procedurë penale; si dhe
  • Çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Mënyra e Aplikimit

  • Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar më së largu me datë 28/08/2023 në ora 16:00 në emalin [email protected] dhe [email protected] ose edhe fizikisht në zyrat e Ndërmarrjes Metaliku në Gjakovë.