business

Referent i Marketingut

  • star Publikuar: 22-01-2024
  • star Skadon: 22-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Besimi Commerce
Kategoritë Marketing
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Shtime
Shikime 1188

Në përputhje me kërkesat e ligjit nr.06/L-016 për Shoqëri Tregtare në Kosovë, Themeluesit e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, bazuar në nenin 13 të statutit të Kompanisë “Besimi-Commerce” sh.p.k , dhe rregullores së sistematizimit të vendëve të punës nxjerrin këtë vendim.

Për shpallje të: KONKURSIT

Titulli i pozitës: Referent i Marketingut

Vendndodhja e pozitës: Shtime, Administrata Qendrore e Kompanisë

Lloji i kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të pacaktuar kohore

Kohëzgjatja e konkursit: 22.01.2024 – 22.02.2024

Përmbledhje e përgjithshme:

Kompania Besimi Commerce Sh.p.k, është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me kapital tërsisht privat. Kompania është regjistruar në vitin 1990 sipas ligjeve në fuqi të kohës. Përbërja e kapitalit të kompanisë është në 4 aksioner në hise të barabarta.

Shënim: Emërtimet në këtë konkurs janë neutrale sa i përket gjinisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Referent i Marketingut është përgjegjës për detyrat kryesore si më poshtë:

  • Përgjegjes për hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e planit të marketingut
  • Përgjegjës për zhvillimin e strategjisë së marketingut në mënyrë që të rrisë shitjen nëpërmjet të promovimit të produkteve dhe shërbimeve, duke u fokusuar në promovimin e drejtpërdrejt të shërbimeve;
  • Përgjegjës për krijimin e planit të biznesit dhe të strategjisë vepruese, për të zgjeruar bazën e klientëve në fushën e shitjes në treg të shërbimeve, duke bërë vizita klientëve potencial;
  • Përgjegjës për të përgatitur planet e veprimit në kërkim të klientëve të rinj
  • Përgjegjës për të mbajtur të dhëna të sakta për të gjitha aktivitetet e marketingut, çmimeve dhe të raporteve për prezantimet e produkteve dhe shërbimeve
  • Përgjegjës për të mbajtur kontakte të përhershme me të gjithë klientët për të siguruar nivele të larta të kënaqësisë së tyre si dhe zhvillimin e bisedave personale me klientët lidhur me ankesat e tyre, trajtimin profesional të reklamacioneve të klientëve, brenda kuadrit të mundësive
  • Përgjegjës për hartimin e propozim planit për buxhetin e departamentit të marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, monitorimin se buxheti shpenzohet sipas dinamikës së paraparë, dorëzimin me kohë të të gjitha aktiviteteve të marketingut në bazë të buxhetit të aprovuar si dhe të sigurohet se buxheti i planifikuar është i arritshëm.
  • Përgjegjës për të krijuar një program për dërgimin e ofertave, promocioneve, eventeve speciale etj


Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Arsimi i lartë profesional në fushën e ekonomisë, marketingut apo shitjes (biznesit ndërkombëtar)
  • Njohuri 3 vite pervoje pune shumë të mira profesionale në fushën e shitjes së shërbimeve në sektorin e marketingut
  • Shkathtësi për të mësuar me dëshirë dhe i interesuar dhe entuziast për pune
  • Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe i disiplinuar;
  • Aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve MS Office, Web, Mail etj
  • Te kete njohuri te gjuhes shqipe dhe gjuhes Angleze

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Biografia (CV); (CV-ja duhet të përmbajë sqarime të detajuara lidhur me natyrën e përvojës menaxheriale të aplikantit);
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale
  • Dëshmitë e përvojës së punës
  • Letra motivuese

Dorëzimi i aplikacioneve:

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në gjuhët: shqip dhe anglisht.

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike (i skenuar) në kompaninë Besimi Commerce në forme elektronike [email protected] apo fizikisht ne zyren qëndrore

Dorëzimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve. Dokumentacioni i pakompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit.

Afati i konkurrimit nga data 22.01.2024 deri më datë 22.02.2024.

Dokumentacioni i dërguar pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohet.

Për informata shtesë, ju lutemi kërkoni sqarim në email adresën [email protected] apo
tel: +383 44 167 959

tel: +383 48 167 959

tel: +383 48 448 777

Besimi Commerce mban të drejtën e anulimit apo pezullimit të këtij konkursi në cilëndo fazë, varësisht nga çështje të ndërlidhura me këtë konkurs.