DELTA CORPORATION përbëhet nga kompanitë Delta & Delta Home, DAST, Deutschcolor, Thermoswiss, DC Industries & DC Invenstment.
DELTA CORPORATION është lider në tregtimin dhe prodhimin e një game të gjerë produktesh,duke punuar dhe duke pasur ekskluzivitetin e disa kompanive më të njohura ndërkombëtare.
Per me shume informacion: https://www.deltacorporation.eu/
Në fokusin tonë primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti i skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu, vlerësimi /bonuse, sipas një skeme motivimi në referencë të performancës dhe vjetërsis në punë janë një tjetër politik sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e DELTA CORPORATION.
Pozicioni për të cilin mund të aplikoni: Asistent Magazine
(Departamenti i Magazinimit dhe Logjistikes)
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Kujdeset për furnizimet që vijnë në magazinë, shkarkon produktet duke i vendosur në rafte/paleta të ndara sipas kodeve/llojit të produktit duke u siguruar për ruajtjen e cilësisë së tyre.
- Asiston përgjegjësin e magazinës në përgatitjen e porosive për klientët, dhe ngarkon mjetin me mallrat që do t’i dërgohen klienti.
- Raporton në mënyrë të menjëhershme te përgjegjësi i magazinës për çdo dëmtim, parregullsi, ose mangësi teknike e cila mund të përbëjë shkak për dëmtimin e cilësisë së produkteve.
- Sistemon në mënyrë të vazhdueshme produktet, duke u siguruar në ruajtjen e cilësisë së produkteve.
- Zbaton të gjitha detyrat e tjera të cilat i ngarkohen për t’u kryer nga përgjegjësi i magazinës.
AFTËSITË:
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
- Ndjenjë përgjegjësie;
- Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.
KERKESAT:
- Arsimi i mesem (i larte perben avantazh),
- Eksperienca te ngjashme ne fushen e shperndarjes, distribucionit ne tregun shqiptar rreth 2 vite,
- Aftesi shume te mira komunikuese, organizative dhe menaxhuese,
- Te jete i gatshem te pershtatet, te marre pergjegjesi dhe te jete i besueshem,
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese, duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresën:
[email protected],
[email protected],
Nr. tel: +38349 625 006.
Me miresjellje ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, DELTA CORPORATION.
Tek ne CV-ja juaj eshte e sigurte dhe do te trajtohet me konfidencialitet te plote.