business

Kimist/e (2), Teknolog/e në prodhim (2), Inxhinier i makinerisë (2), Teknik i makinerisë (3), Inxhinier i elektros (2), Teknik i elektros (2), Shofer Kamioni – Kategoria C+E (2), Depoist (3), Punëtor në sektorin e bujqësisë (3)

  • star Publikuar: 09-05-2025
  • star Skadon: 31-05-2025
Kompani Pestova Sh.P.K
Kategoritë Inxhinieri, Të tjera, Shitje, Depo, Shofer
Numri i pozitave 21
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 635

Kompania PESTOVA SHPK shpall konkurs për këto pozita:

(2) – KIMIST/E
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Marrja e mostrave të produktit të prodhuar.
  • Përcaktimi i parametrave fiziko-kimikë me anë të pajisjeve laboratorike.
  • Mirëmbajtja e dokumentacionit laboratorik dhe azhurnimi i tij.
  • Detyra të tjera që parasheh vendi dhe pozita e punës.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme:

  • Kandidatët/et duhet të kenë përfunduar minimalisht ciklin e studimeve Bachelor në Fakultetin e Kimisë ose Teknik Laboratori.
  • Njohja e gjuhës angleze është e obligueshme.
  • Përparësi kanë kandidatët që kanë përvojë në fushën e kërkuar.
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike.
  • Shkathtësi të mira organizative.
  • Të jetë komunikativ/e dhe i/e motivuar për punë.


(2) - TEKNOLOG/E NË PRODHIM
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizimi i të gjitha punëve për zhvillimin e procesit të prodhimit, sipas fazave në të gjitha pjesët e njësisë punuese të prodhimit.
  • Dhënia e instruksioneve konkrete dhe urdhrave të punës kryesve për kryerjen e operacioneve teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit.
  • Përcjellja e saktësisë së zbatimit të parametrave të dhënë teknologjikë gjatë kryerjes së operacioneve të caktuara teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit.
  • Përcjellja e përditshme e rezultateve të analizave kimike dhe mikrobiologjike dhe ndërmarrja e masave për eliminimin e shkaqeve të rezultateve negative.
  • Mbikëqyrja e realizimit të detyrave të dhëna nga ana e kryesve.
  • Kontrollon gjendjen në prodhim dhe për problemet eventuale njofton udhëheqësin e njësisë punuese.
  • Dhënia e raporteve mujore udhëheqësit të njësisë punuese lidhur me prodhimin e realizuar.

Kualifikimet:

  • I/e diplomuar në Bachelor në Bioteknologji Ushqimore ose Teknologji Ushqimore.
  • Përvojë pune profesionale prej një (1) viti.
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip.
  • Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për të punuar në orare të ndryshueshme.

(2) - Inxhinier të makinerisë
(3) - Teknik të makinerisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve mekanike të makinave në prodhim.
  • Diagnostikimi specifik i makinave.
  • Servisimi i makinave të linjës së prodhimit.
  • Njohuri në mbikëqyrjen e makinave gjatë kryerjes së detyrave dhe ndërhyrja për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mirë.
  • Kryen edhe detyra të tjera që janë të ndërlidhura me këtë natyrë të punës sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe kualifikimeve që posedon.
  • Kujdeset / ruan inventarin e punës.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme:

  • Diploma e shkollës së mesme.
  • Për inxhinier të makinerisë është e domosdoshme diploma universitare në degën Inxhinieri Mekanike / Mekatronikë.
  • Përvojë pune së paku 2 vite.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip.
  • Vetë-iniciativë dhe ndjenjë përgjegjësie.
  • Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për të punuar në orare të ndryshueshme.

(2) – Inxhinier të elektros
(2) – Teknik të elektros

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve elektrike të makinave në prodhim.
  • Diagnostikimi specifik i makinave.
  • Servisimi i pjesëve elektrike të makinave në linjën e prodhimit.
  • Kryen edhe detyra të tjera të ndërlidhura me këtë natyrë të punës sipas kërkesës së mbikëqyrësit dhe kualifikimeve që posedon.
  • Kujdeset / ruan inventarin e punës.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme:

  • Shkollë e mesme teknike, drejtimet: Elektroenergjetikë, Instalues Elektrik, Makina Elektrike ose certifikatë valide në Instalime Elektrike apo Elektroenergjetikë.
  • Për pozitën e Inxhinierit të Elektros nevojitet diploma universitare.
  • Minimum 1 vit përvojë pune në fushën e elektrikes apo lëmi të ngjashme.
  • Përdorim elementar i pajisjeve teknologjike (iPad, telefon i mençur, kompjuter).
  • Aftësi të forta në zgjidhjen e problemeve dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit.
  • Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për të punuar në orare të ndryshueshme.

(2) – Shoferë Kamioni – Kategoria C+E

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Liferimi i mallit te klientët e caktuar.
  • Vozitja dhe përgjegjësia për mjetin motorik të ndërmarrjes.
  • Përgjegjës për mallin e ngarkuar dhe të dorëzuar.
  • Dorëzimi i të hollave në baza ditore bashkë me faturën për mallin e shitur.
  • Detyra të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme:

  • Të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të kenë përvojë pune si shofer kamioni së paku 1 vit.
  • Njohuri për terrenin e Kosovës.
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë përkatëse.

(3) – Depoist
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bartja e mallit nga prodhimi në depo.
  • Përgatitja e mallrave sipas porosive dhe ngarkimi i tyre.
  • Përgjegjës për higjienën dhe sigurinë në depo.
  • Detyra të tjera sipas kërkesës së menaxherit të depos.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme:

  • Shkollë e mesme e përfunduar.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Përvoja në punë është përparësi.
  • Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për të punuar në orare të ndryshueshme.

(3) – Punëtorë në sektorin e bujqësisë

  • Përvojë pune minimale 1 vit në sektorin e bujqësisë.
  • Gatishmëri për punë ekipore.
  • Njohuri bazike në përdorimin e mjeteve të punës.

VENDI I PUNËS – Fshati Pestovë, Vushtrri

Benefitet e punës në kompaninë Pestova Sh.p.k:

  • Vend pune me standarde të larta dhe teknologji të avancuar.
  • Pagë konkuruese.
  • Kontratë pune afatgjatë.
  • Mundësi aftësimi profesional.
  • Ambient miqësor pune.


Afati për aplikim: 09.05.2025 – 31.05.2025
Aplikimi bëhet:

📌 Vërejtje: Në subjektin e email-it specifikoni pozitën për të cilën aplikoni. Aplikacionet pa pozitë të caktuar konsiderohen të pavlefshme.