business

KËRKESË PËR OFERTË: Mirëmbajtje dhe Servisim i Automjeteve me Frigorifer (freskuese dhe ngrirëse)

  • star Publikuar: 24-06-2025
  • star Skadon: 01-07-2025
Kompani Dauti Komerc
Kategoritë Ftesë për Ofertë
Vendi i punës Ferizaj

KËRKESË PËR OFERTË

Mirëmbajtje dhe Servisim i Automjeteve me Frigorifer (freskuese dhe ngrirëse)
DAUTI KOMERC SH.P.K. – Ferizaj

Përshkrimi i kërkesës:

Dauti Komerc SH.P.K., një nga kompanitë lider në distribuimin e produkteve ushqimore në Kosovë, fton të aplikojnë kompani ose operatorë ekonomikë të specializuar në mirëmbajtjen dhe servisimin e automjeteve transportuese të pajisura me sisteme frigoriferike, për ruajtjen e produkteve në temperatura të ulëta (freskuese dhe ngrirëse).

Objekti i kontratës:

Ofrimi i shërbimeve teknike për automjetet me frigorifer, duke përfshirë:

  • Kontroll dhe servisim periodik të sistemeve frigoriferike
  • Diagnostikim dhe riparim të defekteve
  • Mbushje dhe shtesë me gaz frigoriferik, ndërrim i pjesëve të dëmtuara
  • Intervenim të shpejtë në raste urgjente dhe në terren.
  • Raportim të detajuar për çdo intervenim dhe ofrim të garancisë për punën dhe pjesët
  • (Opsionale) Pastrim dhe dezinfektim i brendshëm i hapësirës frigoriferike

Kriteret për aplikuesit:

  • Të kenë përvojë relevante në servisimin e frigoriferëve për automjete
  • Kapacitet për intervenim të shpejtë në të gjithë territorin e Kosovës
  • Të jenë të pajisur me mjete dhe pajisje profesionale për diagnostikim dhe servis
  • Të ofrojnë çmime konkurruese për shërbime dhe pjesë rezervë
  • Referencat nga bashkëpunime të mëparshme përbëjnë përparësi

Përmbajtja e ofertës duhet të përfshijë:

  • Çmimet për mirëmbajtje mujore ose për çdo intervenim të veçantë
  • Lista e shërbimeve që ofrohen
  • Afatet mesatare të reagimit pas kërkesës për servis
  • Të dhëna për përvojën dhe kapacitetet teknike të kompanisë
  • Afati i vlefshmërisë së ofertës
  • Të dhëna kontaktuese dhe numri unik i identifikimit të biznesit (NUI)

Afati për dorëzim të ofertave:

Ofertat duhet të dërgohen deri më 01.07.2025 në adresën elektronike: info@dauti-ks.com ose fizikisht në selinë e kompanisë në Ferizaj.

Nr.kontaktues 049-350-869