
KOMPANIA GAMA EUROPHARM KËRKON: MENAXHER TË PËRGJITHSHËM
Lokacioni: Prishtinë
Orari i punës: Full-time
Paga: Rrogë konkurruese + Bonus mbi performancë
PËRSHKRIMI I PUNËS:
Gama Europharm, një nga kompanitë lidere në tregtimin e produkteve farmaceutike dhe kozmetike në Kosovë, po kërkon të punësojë një Menaxher të Përgjithshëm me përvojë të dëshmuar në industrinë farmaceutike.
Kjo pozitë është thelbësore për zhvillimin strategjik të kompanisë dhe kërkon aftësi të forta menaxheriale, organizative dhe vendimmarrjeje.
KËRKESAT:
- Përvojë minimale 5 vjet në sektorin farmaceutik (menaxhment, shitje).
- Përvojë në drejtimin e ekipeve dhe zhvillimin e strategjive të rritjes.
- Aftësi të shkëlqyera në organizim, komunikim dhe lidership.
- Diplomë universitare në farmaci, ekonomi, menaxhim apo fushë relevante.
- Njohuri të avancuara në MS Office, raportim dhe analizë të tregut.
- Njohja e gjuhës angleze. gjuhë të tjera përbëjnë përparësi.
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Menaxhimi i përditshëm i ekipeve.
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive për rritje dhe zhvillim të kompanisë.
- Mbikëqyrja e performancës financiare dhe operacionale.
- Bashkëpunimi me partnerët farmaceutikë lokalë dhe ndëkombetare.
- Raportimi i rregullt te bordi drejtues.
ÇFARË OFROJMË:
- Pagë konkurruese + bonus mbi performancë
- Ambient profesional me mundësi reale avancimi
- Trajnime dhe mbështetje për zhvillim të mëtejshëm
- Përfshirje në vendimmarrje strategjike të kompanisë
SI TË APLIKONI:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV-në e tyre të përditësuar
- Letër motivimi
Në emailin: geuropharm@gmail.com
Afati i fundit për aplikim: 05.07.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!