![business](https://portalpune.com/storage/57/Islamic-Relief-Kosova.jpg)
Islamic Relief Kosova
Njoftim për furnizim me artikuj për dhuratë të Fitër Bajramit 2025
Data e përgatitjes së njoftimit: 10/02/2025
Nr. T- 05/2025
Detajet për kontakt:
Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjia Katër Llullat | ||
Qyteti: Prishtinë | Kodi postar: 10000 | Vendi: Prishtinë |
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova | Telefoni: 038/232-431 Mobil:+383 44 239 349 Email: [email protected] |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitarë është edhe shpërndarja e së paku 1800 – 2000 dhurata për fëmijet jetim për festen e Fitër Bajramit. Kjo është sasia minimale dhe Islamic Relief Kosova planifikon të rrisë sasinë për aq sa mbledh fonde shtesë, qoftë nga kampanjat lokale apo ato ndërkombëtare. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar. Implementimi i projektit do të bëhet në të gjitha komunat e Kosovës. Implementimi i projektit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.
Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:
Dokumentacioni ligjor | Lloji | |
1. | Certifikate e Biznesit | Kopje |
2. | Certifikata e TVSH-së | Kopje |
3. | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
4. | Deklaratë me shkrim për afatin dhe cilësinë e artikujve | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
5. | Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëm | E vulosur dhe e nënshkruar |
6. | TVSH - “Faturimi do të behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 |
Kuotimi financiarë:
Lloji i produktit | Sasia | Pesha | Cmimi për njesi | Cmimi total |
Patatina | 2 | 35-40 gr | ||
Shkopinjë të njelmët | 1 | 40gr | ||
Smok me lojëra | 1 | 30gr | ||
Smok me çokolladë | 1 | 30gr | ||
Çokolladë me figura | 1 | 40gr | ||
Kek me çokolladë | 1 | 300gr | ||
Çokolladë | 3 | 100gr | ||
Kek i vogël me çokolladë | 2 | 45gr | ||
Karamele | 1 | 80gr | ||
Bonbone | 1 | 25gr | ||
Kinder ve | 1 | 50gr | ||
Lepirëse | 1 | 23gr | ||
Kifle kroasan | 1 | 50gr | ||
Ngjyra të qirit | 1 | komplet | ||
Lëng frutash | 2 | 0.33l | ||
Napoletanke | 1 | 35gr | ||
Loder | 1 | cope | ||
Gjithsej: |
Vërejtje:
- Së bashku me ofertën, ju lusim të sillni edhe mostrat për secilin produkt.
- Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për rritje të sasisë së dhuratave në bazë të rritjes së fondeve nga kampanja lokale.
- Pakoja e zbrazët me logo ofrohet nga blerësi.
- Duhet të llogaritet se transporti deri te pika e shpërndarjes do të bëhet nga furnitori sipas planit që do të ofrojë blerësi, ku do të ketë një pikë të shpërndarjes në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës.
- Sa ditë kohë iu duhen nga dita e porosisë deri te dita e dorëzimit të pakove tek Islamic Relief-i; Shkruaj këtu me numër _________.
Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova – Dhurata e Fitër Bajramit - 2025” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj cdo thyerje te procedurave si me poshtë:
- Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
- Kodi i Sjelljes.
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) të IRK-së.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 24 / 02 /2025 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.