A JENI TË INTERESUAR TË RRITENI PROFESIONALISHT?
Eclat shpall hapjen e një konkursi për pozitën: STAF MJEKËSOR - DERMATOLOG/E.
Me një reputacion shumë të mirë, ambient bashkëpunues dhe mundësi të shkëlqyera zhvillimi të karierës tuaj, Éclat është vendi ideal për ju.
Kriteret e Kualifikimit:
- Arsimi:
- Diplomë e Fakultetit të Mjekësisë, me fokus në Dermatologji.
 - Specializim i përfunduar në dermatologji, me licencë për të praktikuar.
 
 - Eksperienca:
- Minimumi 1-2 vjet përvojë pune në fushën e dermatologjisë, me theks të veçant në mjekësinë estetike.
 - Eksperiencë mbi procedurat e fundit estetike, përfshirë, por jo kufizuar në, injeksionet e Botox-it, fillers, booster, laser terapinë dhe trajtime të tjera estetike.
 
 - Aftësi:
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe ndërveprim me pacientët.
 - Njohuri të avancuara në teknologjitë dhe trajtimet moderne të estetikës mjëkësore.
 - Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situatat me profesionalizëm.
 
 
Detyrat e Pozitës:
- Të realizoni konsultime të detajuara për të kuptuar nevojat dhe pritshmëritë e pacientëve.
 - Të kryeni injeksionet e fillers, Botox dhe booster në përputhje me standardet e sigurisë dhe higjienës.
 - Të përdorni teknika të sakta për të siguruar rezultate të natyrshme dhe efektive.
 - Të vlerësoni gjendjen e lëkurës dhe tipin e saj për të përcaktuar procedurat e duhura.
 - Të krijoni një plan të detajuar të trajtimit që përfshin zonat për injektim dhe sasinë e produkteve të përdorura.
 
Si të Aplikohet:
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre dhe kopjet e dokumenteve përkatëse në adresën tonë të emailit: [email protected]
Afati i aplikimit: 22.10.24
Pse të punoni me ne:
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme në një mjedis mbështetës.
 - Qasje në teknologji dhe trajtimet më të avancuara.
 - Ambient pune bashkëpunues, ku inkurajojmë ndarjen e njohurive.