business

Specialist i Prokurimit

  • star Publikuar: 07-12-2022
  • star Skadon: 23-12-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 6538

KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT (SHËRBIME KONSULENTE - KONSULENT INDIVIDUAL)

VENDI – Prishtine

EMRI I PROJEKTIT – Projekti i konkurrencës dhe gatishmërisë për eksport

Nr. i kredisë. 6035XK

Nr. i ID së projektit.152881

TITULLI I DETYRËS: Specialist i Prokurimit

Data: 07.12.2022

HISTORIKU

Qeveria e Kosovës ka marrë hua nga Banka Botërore për zbatimin e Projektit të Konkurueshmerise dhe Gatishmërisë për Eksportet Projekti do të ketë vlerën rreth 15.3 milionë dollarë dhe Objektivi i tij i zhvillimit (OZHP) është që të mbështesë certifikimin e produkteve për tregjet e eksportit, për të forcuar kapacitetin e firmave të orientuara nga eksporti dhe për të ulur koston e inspektimeve të biznesit. Projekti ka dy komponentë: 1. Mbështetja e mjedisit të biznesit dhe gatishmërisë për eksport; 2. Mbështetje për zbatimin dhe koordinimin e Projektit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) do të jetë përgjegjëse për zbatimin e Projektit. Në MINT do të krijohet Njësi për Implementimin e Projektit (NjIP), ku NjIP do të ofrojë mbështetje për ministritë e linjës në zbatimin efektiv dhe në kohë të projektit. NjIP do të jetë përgjegjëse për mbështetjen e ministrisë në të gjitha prokurimet, menaxhimin financiar, monitorimin dhe vlerësimin, dhe raportimin mbi shfrytëzimin e aktiviteteve të fondeve të projektit.

OBJEKTIVI I DETYRËS

Objektivi kryesor i kësaj detyre është të ndihmojë Projektin dhe MINT duke qenë përgjegjës për aktivitetet përkatëse të projektit përmes ndjekjes së procedurave të prokurimit të zbatueshme për funksionimin e Konkurueshmerise dhe Gatishmërisë për Eksport dhe të forcojë kapacitetin e prokurimit të institucioneve të përfshira në zbatimin e projektit.

Specialist i Prokurimit(SP) do të ndihmojë Koordinatorin e Njësisë për Implementimin e Projektit për të menaxhuar rrjedhën e aktiviteteve të prokurimit të planifikuara për Projektin e Konkurueshmerise dhe Gatishmërisë për Eksport. ZP do të sigurojë që transaksionet e prokurimit i raportohen Njësisë së Shërbimit Teknik (NjShT) dhe se ato zbatohen sipas edicionit të zbatueshëm të Udhëzimeve të Prokurimit të Bankës Botërore për Huatë e IBRD-së dhe Kreditë e IDA-s dhe Përzgjedhjen dhe Punësimin e Konsulentëve nga Huamarrësit e Bankës Botërore. Ai/ajo do të punojë ngushtë sipas nevojës me këshilltarët e komponentëve për t’i ndihmuar ata të kuptojnë detajet e aspekteve të prokurimit të zbatimit të projektit.

FUSHËVEPRIMI I PUNËS

Detyrat dhe përgjegjësitë: Funksionet kryesore të Zyrtarit të Prokurimit do të përfshijnë si në vijim:

  • Në bashkëpunim me MINT-in do të krijojë dhe mirëmbajë një bazë të dhënash informacioni për shërbimet e prokurimit, shërbimet teknologjike, furnizuesit e pajisjeve, konsulentët, etj.;
  • Zhvillon trajnime për përfituesit e granteve për prokurim në përputhje me dispozitat e POM dhe afatet e specifikuara në programin vjetor dhe planin e dakorduar të prokurimit (ndërmjet MINT dhe Bankës) dhe garanton përputhje me dispozitat e POM;
  • Kryen prokurimin sipas planit të prokurimit të rënë dakord dhe në përputhje me konsulentët e Bankës dhe udhëzimet e prokurimit;
  • Mirëmban sistemin e raportimit të prokurimit në përputhje me dispozitat e POM;
  • Krijon një sistem monitorimi brenda subjektit për mbikëqyrjen e veprimeve të prokurimit të projektit dhe koordinimin e miratimeve të nevojshme ose korrigjimin e mangësive në procedura apo konkluzione.
  • Ndihmon MTI-në në përditësimin e doracakut të prokurimit për grantet dhe sipas nevojës seksionin e prokurimit të Manualit të Prokurimit.
  • Asiston NjIP-in në prokurimin e mallrave, punëve dhe shërbimeve të kryera në përputhje me dispozitat e Udhëzimeve të Bankës Botërore dhe Manualin e Operacioneve të Projektit;
  • Përgatit draft dokumentet e tenderimit (DT) për kontratat e mallrave/punëve, si dhe Kërkesë për Propozime (KP) për detyrat e shërbimeve konsulente; ndihmon komisionin vlerësues dhe NjIP-in në përgatitjen e raporteve të vlerësimit të ofertave për kontratat e mallrave, punëve dhe shërbimeve konsulente, si dhe ndihmon në përgatitjen e kontratave për konsulentët, mallrat, punët dhe shërbimet konsulente;
  • Ndihmon Koordinatorin e NjiP-it në monitorimin e zbatimit të kontratave;
  • Përditëson rregullisht dhe mban planin e detajuar vjetor të prokurimit për projektin;
  • Kryen aktivitete të prokurimit në sistemin STEP të Bankës.

Në përgjithësi, detyrat specifike që do të ndërmerren nga Specialisti i Prokurimit duhet të mbulojnë ciklin e plotë të prokurimit të zbatueshëm për metodat e prokurimit të specifikuara në planin e prokurimit të rënë dakord.

Kjo do të përfshijë, por nuk kufizohet në asistencë praktike në:

  • përgatitjen dhe publikimin e njoftimeve të prokurimit sipas metodave të ndryshme të prokurimit;
  • pjesëmarrjen së bashku me grupin teknik të MINT në përgatitjen e specifikimeve teknike dhe dokumenteve të TeR me theks të veçantë për t’u siguruar që ato janë gjithëpërfshirëse, të përgjithësuara dhe minimizojnë rreziqet e keqinterpretimit në fazën e vlerësimit;
  • përgatitjen e dokumenteve të tenderimit (DT), kërkesës për propozime (KP) dhe dokumenteve të tjera bazuar në formularët e shabllonit në faqen e internetit të Bankës dhe/ose siç parashikohet në POM;
  • kur është e nevojshme, zhvillimin e listave të furnitorëve dhe kontraktorëve për blerje dhe listave të shkurtra për paketat e konsulencës duke marrë parasysh furnitorët, kontraktorët, përvojën dhe kualifikimet e konsulentëve;
  • asistimin e NjIP-it dhe komisionit të vlerësimit në zhvillimin e tenderimit gjatë procesit të përzgjedhjes, duke përfshirë takimet para ofertës ose para-propozimit, sqarimet, hapjen e ofertave dhe të gjitha fazat e kërkuara.
  • mbështetjen administrative dhe procedurale në vlerësimin teknik dhe komercial të ofertave dhe përgatitjen e Raporteve të Vlerësimit të Ofertave në përputhje me procedurat e përshkruara në dokumentet e tenderit (TD) dhe kërkesën për propozime (KP) në përputhje me udhëzimet e prokurimit dhe konsulentit dhe/ose dispozitat e POM;
  • mbështetjen administrative dhe procedurale për komisionin e vlerësimit në vlerësimin e propozimeve teknike dhe financiare të konsulentëve dhe përgatitjen e raporteve të vlerësimit teknik dhe përfundimtar në përputhje me dispozitat e POM;
  • përgatitjen e kontratave në përputhje të plotë me dispozitat dhe kërkesat e DT-ve dhe KP-ve dhe/ose në përputhje me formularët e POM;
  • negociatat dhe nënshkrimin e kontratës;
  • Ndihmon Koordinatorin e NjIP-it në administrimin dhe monitorimin e përgjithshëm të kontratave;
  • Ndihmon Koordinatorin e NjIP-it në verifikimin e dokumenteve të pagesave sipas kontratave për furnizimin e mallrave, punëve dhe shërbimeve; dhe
  • Ndihmon Koordinatorin e NjIP-it procedurat e mbylljes së kontratave dhe raportimin përfundimtar;

DETYRIMET PËR RAPORTIM

Specialist i Prokurimit do të raportojë dhe do të punojë nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë për Implementimin e Projekti të Konkurueshmerise dhe Gatishmërisë për Eksport dhe ai/ajo do të dorëzojë: b) Raportin mujor të përditësuar të statusit të prokurimit dhe c) Raportin përfundimtar vjetor. Ai/ajo gjithashtu do të koordinojë aktivitetet me Zyrtarin Financiar të NjIP-it të Projektit të Konkurueshmerise dhe Gatishmërisë për Eksport. Ai/ajo do të mbështesë Zyrtarin Financiar në përditësimin e: a) Raportit tremujor të Disbursimit të Projektit dhe b) Planit të disbursimit të projektit në koordinim me Koordinatorin e Njësisë për Implementimin e Projektit.

KOHËZGJATJA DHE PLANI I PAGESËS

Puna e konsulentit është planifikuar të fillojë në janar 2023. Konsulenti do të punojë me orar të plotë. Kontrata do të jetë nëntë muaj me periudhë provues prej tre (3) muajve

Konsulenti do të komunikojë rregullisht me Koordinatorin e Projektit dhe Divizionin e Prokurimit të MINT-it. Klienti do të sigurojë hapësirën për zyre dhe pajisjet e nevojshme për të kryer detyrat e caktuara.

KUALIFIKIMI

  • Arsimi universitar/i lartë në ekonomi, drejtësi ose inxhinieri, ose të ngjashme;
  • Së paku tetë (8) vite përvojë të përgjithshme pune;
  • Së paku katër (4) vite përvojë pune në prokurim;
  • Përvojë të dëshirueshme në prokurimet e Bankës Botërore ose projekte të tjera të financuara nga donatorët;
  • Njohuri të gjera të ligjit nacional për prokurimin publik;
  • Përvoja praktike me menaxhimin e granteve (aspektet e prokurimit) është një plus;
  • Njohuri në informatikë. Njohuri të mira të aplikacioneve MS Office. Njohuri për softuerë tjerë konsiderohet përparësi;
  • Të zotërojë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze (është e domosdoshme). Njohja e gjuhës serbe është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë ekipore.

Konsulenti do të zgjidhet në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve nën Kreditë dhe Grantet e IBRD dhe IDA nga Huamarrësit e Bankës Botërore, janar 2011, rishikuar korrik 2014, sipas përzgjedhjes bazuar në Përzgjedhjen e Konsulentëve Individualë ( IC) metodë.

Shprehja e interesit mund të dorëzohet me shkrim ose me e-mail, në adresën e mëposhtme deri më 23 dhjetor 2022.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Personi kontaktues: Bexhet Asllanaj

Adresa “Arbënor e Astrit Dehari, nr.21

10000 Prishtinë/ Republika e Kosovës

Email: [email protected]