Jemi në kërkim të një Fullstack Developer me përvojë të fortë në zhvillimin e aplikacioneve moderne web, për t’iu bashkuar ekipit tonë në mënyrë remote dhe me angazhim të plotë.
Kualifikimet e kërkuara
- Përvojë solide me Next.js dhe React
- Njohuri të avancuara në Laravel (PHP)
- Përvojë në C# / .NET është avantazh i madh
- Njohuri të mira në ndërtimin e API-ve (REST/JSON)
- Përvojë me baza të dhënave (MySQL / PostgreSQL)
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të organizuar
- Të kuptuar të mirë të Git, CI/CD dhe praktikave moderne të zhvillimit
Detyrat kryesore
- Zhvillimi dhe mirëmbajtja e aplikacioneve web (frontend + backend)
- Integrimi i API-ve dhe punë me struktura të dhënash komplekse
- Optimizim performance dhe UX
- Bashkëpunim me ekipin për kërkesa dhe arkitekturë teknike
- Zgjidhje problemesh dhe implementim funksionalitetesh të reja
Kushtet
- Puna është 100% remote
- Angazhim fulltime
- Orar fleksibël, fokus te rezultatet
- Projekte afatgjata dhe teknologji moderne
Pagesa
Kandidatët janë të lutur të dërgojnë propozimin e pagesës mujore që kërkojnë, bazuar në përvojën dhe nivelin e tyre teknik.
Apliko shpejtë përmes sistemit!