business

Teknik Makinerie

  • star Publikuar: 24-10-2025
  • star Skadon: 24-11-2025
Kategoritë Mekanik
Vendi i punës Skenderaj
Numri i pozitave 1

Pozicioni: Teknik makinerie

Përmbledhje e Pozicionit:

Mbikëqyr, mirëmban dhe optimizon funksionimin mekanik të linjës së prodhimit në fabrikë, pajisjeve ndihmëse dhe linjës së sitjes/transportit për të siguruar prodhim të qëndrueshëm, cilësi dhe siguri.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Inspektim ditor i furrës së fabrikës, ventilatorëve, filtrave të pluhurit, transportuesve apo pjesëve të tjera përbërëse të fabrikës.
  • Mirëmbajtje parandaluese, lubrifikim, shtrëngim, rregullim tensioni, kontroll loje/koaksialiteti, zëvendësim pjesësh të konsumueshme.
  • Bashkëpunim me inxhinjerët e turnit për stabilitet të fabrikës në terma të temperaturës, presionit, rrotullimeve etj.
  • Koordinim me elektricist/instrumentist për sinjalet e sensorëve (temperaturë, presion, vibrim), interlock-et dhe alarmet.
  • Ndihmë në ndërrimin/riparimin e veshjes refraktare (kur kërkohet) dhe shtrirjen e unazave/supoporteve të furrës.
  • Ndjekje rigoroze e direktivave të inxhinjerit të turnit dhe Drejtorit të Fabrikës.
  • Disponibilitet për punë me turne.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës profesionale në mekanikë ose profile të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në operimin e makinerive në ambiente prodhimi është avantazh.
  • Njohuri bazë mbi funksionimin mekanik të pajisjeve industriale.
  • Aftësi për të punuar në turne dhe në mjedise dinamike.
  • Përgjegjshmëri dhe kujdes ndaj standardeve të sigurisë dhe cilësisë

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu
--}}