
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS: INNOLAB
Titulli i vendit të punës: Agjent Shitjesh (Sales Agent) / Prezantues i produkteve mjekësore
Vende të lira të punës : 3
Lokacioni: Fushë Kosovë
Detyrat kryesore të punës të : Agjent Shitjesh / Prezantues i produkteve mjekësore / (Kimist / Farmacist / Teknik Dentar)
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues dhe të rinj.
- Negocimi dhe mbyllja e marrëveshjeve me klientët.
- Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe partnerët.
- Përcaktimi i objektivave të shitjes dhe arritja e tyre.
- Raportimi mbi progresin dhe analizimi i tregut.
- Prezantimi profesional i produkteve farmaceutike, stomatologjike, mjekësore për klientët.
- Këshillimi i klientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë mbi përdorimin e produkteve.
- Demonstrimi i avantazheve të produkteve për të rritur shitjet dhe besueshmërinë e markës.
Kualifikimet dhe Kërkesat të : Agjent Shitjesh / Prezantues i produkteve mjekësore / (Kimist / Farmacist / Teknik Dentar)
- Të përfunduar studimet në njërën nga fushat si: Shkencat Teknike Mjekësore, Stomatologji, Farmaci, Teknik Dentar.
- Njohuri shumë të mira të produkteve stomatologjike dhe rrjetit të klinikave dentare.
- Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në sektorin stomatologji, farmaceutik dhe mjekësor.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për të punuar i pavarur dhe për të arritur objektivat e shitjes.
- Patentë shoferi dhe fleksibilitet për të udhëtuar.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shpjegimi
- Njohuri mbi produktet mjekësore dhe përbërjen e tyre.
Ne ofrojmë:
- Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme
- Pagë bazë + bonuse motivuese në bazë të performancës
- Ambient pune profesional dhe mundësi rritjeje në karrierë
Të gjithë kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë duke dërguar CV-në:
[email protected]
Afati i Paraqitjes së aplikacioneve është 15 ditë nga data e publikimit të konkursit në media: data e publikimit: 15.05.2025-30.05.2025