business

Edukatore për grup moshën 3–6 vjeç (2)


Ruaj
  • star Publikuar: 19-01-2026
  • star Skadon: 30-01-2026
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2

O r g a n i z a t e J o q e v e r i t a r e

Rr. ‘’Jon’’ Prishtinë- Kalabri 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës

Email: [email protected], Tel: 046 325 235

Data:_____________

Nr. i Prot.:_________

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR OJQ “CICËRIMAT”

Prishtinë

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212
(Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010),
Institucioni Parashkollor “CICËRIMAT” – Prishtinë shpall:

K O N K U R S- i jashtëzakonshëm

Për dy (2) pozita pune:

Edukatore për grup moshën 3–6 vjeç

  • 1 (një) edukatore – vend i rregullt pune
  • 1 (një) edukatore – zëvendësim

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

  • Ofron mbështetje për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve në aspektin fizik, social, emocional dhe mendor, në përputhje me nevojat individuale të tyre;
  • Mëson rregullat bazë dhe nxit bashkëpunimin në grup;
  • Ndihmon në zhvillimin e etikës së të ngrënit dhe shprehive të vetëushqyerjes;
  • Tregon kujdes të veçantë për fëmijët me vështirësi fizike, psikologjike apo mendore;
  • Raporton çdo shqetësim lidhur me zhvillimin ose shëndetin e fëmijëve, individualisht, te drejtori i IP-së;
  • Ndërton dhe mban komunikim profesional, korrekt dhe bashkëpunues me prindër, kolegë dhe bashkëpunëtorë të jashtëm;
  • Organizon takime individuale dhe grupore me prindër në nivel grupi;
  • Edukon fëmijët si qenie shoqërore, të afta për të krijuar marrëdhënie me të tjerët;
  • Kontribuon në formimin e individëve të lirë, të përgjegjshëm dhe aktivë në jetën shoqërore;
  • Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara nga drejtori i IP-së.

Kriteret e përzgjedhjes:

Kandidatët duhet të kenë të përfunduar njërin nga këto drejtime:

  • Fakulteti i Edukimit – Programi Parafillor;
  • Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi Edukator;
  • Fakulteti Filozofik – Pedagogji;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale – Programi për Përkujdesjen dhe Mirëqenien e Fëmijëve.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në kopsht);
  • CV (rezyme personale);
  • Dokument identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Diplomë e kualifikimit ose certifikatë (certifikatat duhet të jenë të noterizuara; dokumenti duhet të përcaktojë qartë notën mesatare);
  • Certifikata të trajnimeve të akredituara nga MASHT, relevante për arsimin parashkollor;
  • Dëshmi për përvojë pune vetëm në institucione arsimore (kontratë ose vërtetim nga punëdhënësi që dëshmon qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës).

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet dorëzohen në kopje dhe nuk kthehen; origjinalet kërkohen në rast intervistimi;
  • Aplikacionet e pakompletuara, të plotësuara në mënyrë të pasaktë ose të dorëzuara pas afatit nuk do të shqyrtohen;
  • Si të vlefshme konsiderohen vetëm informatat e dëshmuara me dokumente;
  • Kandidatët që kanë përfunduar studimet jashtë Kosovës duhet të kenë diploma të nostrifikuara nga MASHT;
  • Për intervistë do të ftohen deri në 10 (dhjetë) kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet e konkursit dhe legjislacionit në fuqi.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 11 ditë, nga data 19.01.2026 deri më 30.01.2026.

Formulari i aplikimit mund të merret në objektin e Kopshtit “Cicërimat”,
ndërsa aplikacioni i kompletuar me të gjitha dokumentet e kërkuara dorëzohet në:

Institucioni Parashkollor “CICËRIMAT”
Lagjja Kalabria, Rruga “Jon”, Prishtinë