business

Përgjegjës-e dege (2), Analist-e Kreditor-e (5), Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (1), Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (1), Nëpunës-e në qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klientëve (1)

  • star Publikuar: 24-01-2025
  • star Skadon: 30-01-2025
Kategoritë Bankë, Analist kreditor
Numri i pozitave 11
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Drenas, Fushë Kosovë, Obiliq
Shikime 744

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave në vijim:

1) Nje (1) Përgjegjës-e dege për degën Pejë 2

2) Nje (1) Përgjegjës-e dege për degën Prizren 2

3) Dy (2) Analist-e Kreditor-e për degën Pejë 2

4) Dy (2) Analist-e Kreditor-e për degën Prizren 2

5) Nje (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën Pejë 2

6) Nje (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim për degën Prizren 2

7) Një (1) Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim me kohë të caktuar (zëvendësim) për degën në Prishtinë dhe për zëvendësime në degët Prishtinë 2, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Podujevë
8) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Gllogoc, me kohë të caktuar (zëvendësim)
9) Një (1) Nëpunës-e në qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klientëve për zyrën qendrore në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim)

---------------------------------------------------------------------------------------

Përgjegjës-e dege (Pozita 1 & 2)

Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për krijimin dhe menaxhimin e portfolios së degës dhe të gjitha punët lidhur me aktivitetin kreditor,
  • Përgjegjës për stafin dhe definimin prioriteteve për punën e tyre në perputheshmeri me procedurat e KRK-së,
  • Kontribon në përpilimin e planeve strategjike të KRK-së.
  • Merr pjesë në mbledhjet e komitetit kreditor të degës si anëtar,
  • Përgjegjës për menaxhimin e aktivitetive të marketingut dhe promovimit të ofertës kreditore,
  • Analizon tregun në të cilen operon dhe identifikon nevojat për produkte të reja kreditore,
  • Kontrollon kualitetin e të dhenave lidhur me kreditë dhe respektimin e afateve për regjistrimin e kthimeve dhe shpërndarjeve të kredive në databazë,
  • Koordinon punën në mes të degës dhe zyrës qendrore të KRK-së,
  • Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kreditë dhe dokumentacionin financiar lidhur me shpërndarjen dhe kthimin e kredive,
  • Detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi, bujqësi, etj,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjashme (e preferueshme),
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jetë dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor-e i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

----------------------------------------------------------------------------------

Analist-e Kreditor-e (Pozita 3,4 & 8)

Përgjegjësitë:

  • Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jetë dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm për punë në ekip,
  • Banor-e i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

------------------------------------------------------------------------------------------

Arkatar-e dhe zyrtar-e për regjistrim (Pozita 5, 6 & 7)

Përgjegjësitë:

  • Prezanton produktet e KRK tek klientët,
  • Regjistron të gjitha të dhënat lidhur me procesin e kredidhënies në degë,
  • Pranon pagesat e klientëve dhe shpërndanë kreditë e aprovuara,
  • Regjistron transaksionet në programin adekuat dhe siguron që të dhënat e llogarive të klientëve në program të jenë të sakta,
  • Verifikon dhe sistemon dosjet e kredive të shpërndara,
  • Siguron shërbim të shkëlqyeshëm ndaj klientëve me qëllim të krijimit të një ambienti të hapur dhe miqësor,
  • Raporton në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi (e preferueshme),
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme (e preferueshme),
  • Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punën me baza të të dhënave,
  • Njohuri te ndonje programi te kontabilitetit apo programi per futjen e te dhenave (e preferueshme),
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik-e, fleksibil-e, kreativ-e dhe i-e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor-e i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

--------------------------------------------------------------------------------------------

Nëpunës-e në qendrën e thirrjeve për kujdes ndaj klientëve (Pozita 9)

Përgjegjësitë:

  • Të kontaktoj përmes telefonit klientët që kanë marrë kredi nga KRK,
  • Të kontaktoj dhe monitoroj përmes telefonit klientët në vonesë;
  • Të promovoj ofertën kreditore tek klientët përmes telefonit;
  • Të bëj anketa me klientë/palë rreth shërbimeve të ofruar nga institucioni dhe kënaqësise së klientëve me shërbimet e ofruara,
  • Të regjistroj thirrjet e bëra dhe përgjigjet nga klientët në databazë,
  • Të mbledh, analizoj dhe raportoj të dhënat që pranon nga qendra e thirrjeve,
  • Punë të tjera të cilat ndërlidhen me shërbimin ndaj klientëve dhe monitorimin e tyre.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universiteti në ekonomi apo drejtime të ngjajshme,
  • Përvojë paraprake në punë të ngjajshme në sektorin financiar (e preferueshme)
  • Aftësi të mira komunikimi verbal dhe në te shkruar,
  • Aftesi të mira të përqendrimit (në bisedë telefonike), degjimit aktiv dhe adaptimit ndaj kërksave te klienteve.
  • Të jetë komunikativ/e, dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të punës me kompjuter dhe te programeve Microsoft Office,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme).

------------------------------------------------------------------------------

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 24.01.2025 deri me dt. 30.01.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.