KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS INTERLAB sh.p.k
Institucioni: INTERLAB SH.P.K
Titulli i vendit të punës: Agjent/e tereni
Vende të lira të punës : 2
Lokacioni: Fushë Kosovë
Detyrat kryesore të punës:
- Të i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për realizimin e promovimit dhe shitjes.
- Zhvillon tregun ndërmjet takimeve ditore.
- Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofroj ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës.
- Mbajtja e kontakteve me klientët.
- Prezantimi i brendeve tona në mënyrë të besueshme dhe të bindshme për klientët.
- Përgatitja dhe prezantimi i ofertave të personalizuara për klientët.
- Monitorimi dhe menaxhimi i kërkesave dhe porosive të klientëve
Aftësitë e kërkuara:
- Shkathtësi të shkëlqyera në ekip dhe aftësi komunikimi.
- Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve të kompanisë.
- Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi
- Të jetë në gjendje të krijojë marrëdhënie të mira dhe të vëmendshme pune me të gjithë stafin në organizatë duke treguar respekt për rolet dhe përgjegjësitë e tyre.
- Të tregojë vullnet për të qenë fleksibël dhe i përgatitur për të kontribuar në detyra të tjera sipas nevojës.
- Leje drejtimi automjeti.
- Aftësi për të punuar në teren.
- Njohja e gjuhëve të huaja përbën përparësi.
- Arsim të lartë, përparësi bën njohja e produkteve mjekësore.
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]
Afati i Paraqitjes së aplikacioneve është 14 ditë nga data e publikimit të konkursit në media: data e publikimit: 18.12.2023 – 01.01.2024