business

Ofertim për ekspertizë: "Trajner për ofrimin e trajnimit për monitorim dhe raportim të qendrave mësimore"

  • star Publikuar: 15-05-2024
  • star Skadon: 20-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1041

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER

Ofertim për ekspertizë – Trajner për ofrimin e trajnimit për monitorim dhe raportim të qendrave mësimore sipas Udhëzuesit praktik të Udhëzimit Administrativë për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave Mësimore

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë janë ndër grupet më të prekura në fushën e arsimit dhe kërkojnë masa të veçanta për t'u siguruar një arsimim të përfshirë dhe cilësor. Qendrat mësimore luajnë një rol të rëndësishëm në këtë kontekst duke ndihmuar në zvogëlimin e nivelit të braktisjes shkollore dhe rritjen e numrit të nxënësve që përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët. Këto qendra kanë qenë qendra ku fëmijët kanë gjetur ndihmë për detyrat shkollore, aktivitetet argëtuese dhe edukative, duke ndihmuar në parandalimin e braktisjes së shkollës. Veçanërisht, QM-të kanë luajtur një rol të rëndësishëm në arsimimin e fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë në Kosovë.

Megjithatë, qëndrueshmëria e tyre është e vështirësuar nga varësia e tyre e madhe nga ndihmat e donatorëve ndërkombëtarë për të mbuluar kostot operative. Kështu, ka pasur një interes të madh për kalimin gradual të këtyre QM-ve nën përkujdesjen e institucioneve vendase të Kosovës.

Për të krijuar një bazë ligjore dhe për të rregulluar funksionimin e QM-ve, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) miratoi Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 19/2018 në dhjetor të vitit 2018. Kriteret e përcaktuara në UA nr. 19/2018 për vendosjen e kornizave zyrtare për funksionimin e QM-ve përfshijnë procedurat për regjistrimin e tyre në Ministrinë e Arsimit, duke mundësuar vazhdimin ose fillimin e veprimtarisë së tyre. Pas miratimit të hapësirave fizike, personelit, planit mësimor, si dhe të planit të punës dhe financiar, QM-të pajisen me leje pune pesëvjeçare, me mundësi të rinovimit.

Përveç Udhëzimit Administrativ, MASHTI ka hartuar dhe publikuar udhëzuesin praktik për themelimin dhe funksionimin e qendrave mësimore. Qëllimi i udhëzuesit është të ndihmojë bartësit e qendrave mësimore për të përmbushur kriteret për themelimin dhe drejtimin e QM-ve.

Udhëzuesi praktik përqendrohet në dhënien e informacionit mbi proceset e regjistrimit, miratimin e programeve, kërkesat për stafin dhe mjedisin e punës, buxhetimin/financimin dhe monitorimin/raportimin, të cilat konsiderohen faktorë kyç për menaxhimin e suksesshëm të qendrave mësimore. Udhëzuesi përmban formularë dhe shabllonë të specifikuara për raportimin/monitorimin e qendrave mësimore.

Në përfshirje të llogaridhënies, QM-të kanë detyrimin të dorëzojnë raporte vjetore narrative dhe financiare në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe në Drejtoritë Komunale të Arsimit përkatëse. MASHT-i është përgjegjës për miratimin dhe mbikëqyrjen e punës së QM-ve, ndërsa komunat kanë përgjegjësinë për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e tyre, si dhe për seleksionin e personelit. UA 19/2018 përbën një mjet jetik për krijimin e një sistemi efektiv, të qëndrueshëm dhe transparent për QM-të duke përfshirë kërkesa të përbashkëta dhe duke ngarkuar MASHT-in dhe DKA-të me detyrën e monitorimit dhe raportimit.

Megjithatë, edhe pse janë hartuar Udhëzime Administrative dhe udhëzues praktik, një sfidë kryesore mbetet raportimi dhe monitorimi i qendrave mësimore.

  • QËLLIMI SPECIFIK

Në Kosovë sipas të dhënave zyrtare nga MASHTI, deri më tani janë gjithsej 52 qendra të regjistruara, të cilat kanë kaluar në proces të vlerësimit nga komisioni përkatës dhe kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në bazë të UA 19/2018.

Një ndër pjesët më të rëndësishme për matjen e efektivitetit dhe cilësisë së qendrave mësimore janë edhe raportimi dhe monitorimi i qendrave mësimore. Për të vlerësuar efektivitetin dhe zbatimin e këtij procesi, është e rëndësishme të shqyrtojmë sistemin aktual të monitorimit dhe raportimit në qendrat mësimore, të bazuar në udhëzimet e përcaktuara në UA 19/2018 dhe në udhëzuesin praktik.

Në përfshirje të llogaridhënies, QM-të kanë detyrimin të dorëzojnë raporte vjetore narrative dhe financiare në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe në Drejtoritë Komunale të Arsimit përkatëse. MASHT-i është përgjegjës për miratimin dhe mbikëqyrjen e punës së QM-ve, ndërsa komunat kanë përgjegjësinë për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e tyre, si dhe për seleksionimin e personelit. UA 19/2018 përbën një mjet jetik për krijimin e një sistemi efektiv, të qëndrueshëm dhe transparent për QM-të duke përfshirë kërkesa të përbashkëta dhe duke ngarkuar MASHT-in dhe DKA-të me detyrën e monitorimit dhe raportimit. Edhe me përpjekjet për hartimin e Udhëzimit Administrative dhe udhëzuesit praktik, një nga problemet kryesore që vazhdon të paraqitet është raportimi dhe monitorimi i qendrave mësimore.

Për këtë qëllim, organizata joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, në bashkëpunim me MASHT-in, ka planifikuar të ofrojë ngritjen e kapaciteteve të koordinatorëve të qendrave mësimore për format e raportimit dhe monitorimit, bazuar në udhëzuesin praktik të udhëzimit administrativ të specifikuar në UA 19/2018.

Qëllimi i trajnimit për koordinatorët e qendrave mësimore për format e raportimit dhe monitorimit bazuar në udhëzuesin praktik të udhëzimit administrativ është të ndihmojë në përmirësimin e aftësive dhe njohurive të tyre për të kuptuar, zbatuar dhe raportuar në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara.

Trajnimi do të fokusohet në ofrimin e njohurive të detajuara mbi procedurat dhe udhëzimet administrative të përcaktuara në UA 19/2018, si dhe në zhvillimin e aftësive praktike për përdorimin e formatit të raportimit dhe monitorimit në mënyrë efikase dhe efektive. Kjo do të përfshijë një përqasje të llogaridhënies dhe obligimeve të qendrave mësimore për dorëzimin e raporteve vjetore narrative dhe financiare në MASHT dhe në Drejtoritë Komunale të Arsimit përkatëse.

Për të kryer këtë trajnim, është e nevojshme angazhimi i një trajneri profesional i cili do të ketë për detyrë të ofrojë trajnimin për bartësit e 52 qendrave mësimore për format e raportimit dhe monitorimit sipas udhëzuesit praktik të Udhëzimit Administrativ për Themelimin dhe Funksionimin e Qendrave Mësimore. Trajneri do të sigurojë që pjesëmarrësit të kuptojnë me tërësi rregulloret dhe procedurat e përcaktuara, dhe të jenë në gjendje të zbatojnë me sukses udhëzimet për raportimin dhe monitorimin e qendrave mësimore. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së raportimit dhe monitorimit në sistemin e arsimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Me këtë rast, planifikohet organizimi i trajnimit dy (2) ditorë me koordinatorët e 52 qendrave mësimore të licencuara nga MASHTI në Kosovë.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Audienca për këtë trajnim përfshin koordinatorët e qendrave mësimore në Kosovë, të cilët kanë përgjegjësi për raportimin dhe monitorimin e aktiviteteve të qendrave të tyre në përputhje me udhëzimet administrative dhe udhëzuesin praktik të përcaktuar nga MASHT-i. Kjo përfshin koordinatorët që kanë rol kryesor në koordinimin dhe sigurimin e raporteve vjetore narrative dhe financiare në MASHT dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit përkatëse.

3.METODOLOGJIA DHE PROCESI

Metodologjia dhe procesi për këtë trajnim do të përfshijë disa hapa kryesorë për të siguruar një përvojë të suksesshme të mësimit dhe përparim të pjesëmarrësve në aftësitë e tyre për raportim dhe monitorim. Këtu janë disa nga hapat kryesorë të metodologjisë dhe procesit:

  • Rëndësia e raportimit dhe monitorimit; Fillimisht në pjesën e parë të trajnimit do të prezantohet rëndësia e monitorimit dhe raportimit, paraqitjes së gjendjes faktike të raportimit dhe monitorimit. Kjo do të përfshijë edhe prezantimin e raportit të realizuar nga organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me UBO Consulting.
  • Zhvillimi i trajnimit: Trajnimi do të zhvillohet përmes një kombinimi të prezantimeve, diskutimeve grupore, ushtrimeve praktike dhe studimeve të rastit. Kjo do të sigurojë një përvojë të përshtatshme të mësimit që inkurajon pjesëmarrësit të angazhohen aktivisht dhe të ndajnë përvojat dhe praktikat më të mira të tyre.
  • Mbështetja e trajnimit: Një aspekt i rëndësishëm i procesit është mbështetja e vazhdueshme për pjesëmarrësit pas përfundimit të trajnimit. Kjo mund të përfshijë ofrimin e materialeve të shtesë, konsultime individuale ose grumbullime të rregullta për të ndarë përvojat dhe sfidat e tyre të vazhdueshme.
  • Vlerësimi i trajnimit: Pas përfundimit të trajnimit, do të bëhet një vlerësim i performancës së pjesëmarrësve për të vlerësuar efektivitetin dhe efikasitetin e trajnimit. Kjo do të lejojë identifikimin e pikave të forta dhe të dobëta të trajnimit dhe mundësuar korrigjimin e nevojshëm për trajnimet e ardhshme.

Metodologjia dhe procesi i angazhimit të trajnerit për këtë trajnim mund të përfshijë disa hapa kryesorë për të siguruar një trajner të përshtatshëm dhe një proces të qëndrueshëm të mësimit. Këtu janë disa nga hapat e metodologjisë dhe procesit të angazhimit të trajnerit:

Metodologjia dhe procesi i angazhimit të trajnerit për këtë trajnim mund të përfshijë disa hapa kryesorë për të siguruar një trajner të përshtatshëm dhe një proces të qëndrueshëm të mësimit. Këtu janë disa nga hapat e metodologjisë dhe procesit të angazhimit të trajnerit:

  • Rekrutimi i trajnerit: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Kandidatët e mundshëm mund të jenë individë me përvojë të mëparshme si trajnerë, pedagogë, ose specialistë të fushës së arsimit dhe zhvillimit të kapaciteteve.
  • Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, trajneri i përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatëve për të siguruar që ata janë të përshtatshëm për pozitën e trajnerit.
  • Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes së trajnerit të përshtatshëm, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen trajnerit që do të përzgjidhet.
  • Zhvillimi i materialeve të trajnimit: Trajneri do të përgatisë materiale trajnimi të përshtatshme për audiencën dhe përmbajtjen e trajnimit, duke përfshirë prezantime, studime rasti, dhe ushtrime praktike që mbulojnë temat e rëndësishme të raportimit dhe monitorimit të qendrave mësimore.
  • Zhvillimi dhe dorëzimi i trajnimit: Trajneri do të zhvillojë dhe dorëzojë trajnimin bazuar në materiale të përgatitura, duke siguruar një përvojë të mësimit efektive për pjesëmarrësit. Gjatë këtij procesi, trajneri do të inkurajojë pjesëmarrësit të angazhohen aktivisht dhe të ndajnë përvojat e tyre për të pasur një trajnim sa më të suksesshëm.

4. PYETJE KËRKIMORE

Si është ndikimi i procesit të raportimit dhe monitorimit në përmirësimin e cilësisë së arsimit në qendra mësimore?
Si mendoni se mund të përmirësohet sistemi aktual i raportimit dhe monitorimit në qendrat mësimore?
Cilat janë detyrat dhe obligimet e koordinatorëve të qendrave mësimore në lidhje me raportimin dhe monitorimin sipas udhëzuesit praktik të udhëzimit administrativ?
Cilat janë sfidat kryesore që përballen koordinatorët e qendrave mësimore në raportimin dhe monitorimin e tyre bazuar në udhëzimet praktike të udhëzimit administrativ?
Si mund të përmirësohet përgatitja dhe mbështetja e koordinatorëve të qendrave mësimore për të kuptuar dhe zbatuar udhëzimet praktike të raportimit dhe monitorimit në mënyrë efikase?
Cilat janë përfitimet dhe shkaqet e një sistemi të rregullt të raportimit dhe monitorimit për qendrat mësimore në Kosovë?
Si mund të përmirësohet bashkëpunimi dhe koordinimi mes Ministrisë së Arsimit, Shoqërisë Civile dhe qeverisë lokale për të siguruar një zbatim më të mirë të udhëzimeve për raportim dhe monitorim në qendrat mësimore?

5. PRODUKTI

Produkti i këtij trajnimi do të jetë koordinatorë të përgatitur dhe të aftë për të zbatuar udhëzuesin praktik të udhëzimit administrativ për themelimin dhe funksionimin e qendrave mësimore në Kosovë. Këta koordinatorë do të kenë njohuri të thelluara dhe aftësi praktike për të përmirësuar proceset e raportimit dhe monitorimit në qendrat mësimore, duke kontribuar në cilësinë dhe efikasitetin e qendrave mësimore dhe duke u rritur monitorimi i qendrave mësimore nga ana e MASHTI-të.

6.PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen e trajnimit, ofrimin e trajnimit dhe raportit përfundimtar të trajnimit.

7.KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushat përkatëse për këtë pozitë;
  • Ekspertizë në fushën e raportimit dhe monitorimit: Trajneri duhet të ketë njohuri të thella dhe përvojë të vërtetuar në fushën e raportimit dhe monitorimit të qendrave mësimore, duke përfshirë njohuri të ligjeve dhe udhëzimeve administrative të aplikueshme në Kosovë.
  • Përvojë pune minimum 5 vjet në ofrimin e trajnimeve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe ndër-personale;
  • Aftësi për t’i përmbushur afatet kohore;

Këto kritere do të përdoren për të vlerësuar aplikacionet dhe për të zgjedhur më të përshtatshëm për ofrimin e trajnimit.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV;
  • Referencat e mëparshme;
  • Çertifikatat dhe diplomat e universiteti dhe çertifikata përkatëse të trajnimeve dhe specializimeve;
  • Oferta që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] , duke përfshirë dokumentacionin e nevojshëm si CV-në, referencat e mëparshme, çertifikatat dhe diplomën e universitetit, çertifikatat përkatëse të trajnimeve dhe specializimeve si dhe oferta që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin.

Ju lutemi shkruani në subjekt emrin e thirrjes!

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 20 Maj 2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.