Pozicioni: Teknik elektrik
Përmbledhje e Pozicionit:
Operatori Elektrik është përgjegjës për monitorimin e sistemeve elektrike. Roli kërkon aftësi praktike në identifikimin e defekteve elektrike dhe garantimin e funksionimit të sigurt të fabrikës së prodhimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Monitoron dhe mirëmban instalimet elektrike dhe sistemet e komandimit të makinave.
- Kryen kontrolle rutinë për të identifikuar konsumim ose defekte në sistemet elektrike.
- Ndërhyn në rast defektesh për të siguruar rifillimin sa më të shpejtë të punës.
- Zbaton me përpikmëri udhëzimet e drejtuesit.
- Regjistron dhe raporton ndërhyrjet elektrike dhe gjendjen teknike të pajisjeve.
- Bashkëpunon ngushtë me operatorët mekanikë dhe stafin teknik.
Kualifikimet:
- Diplomë profesionale në elektrikë ose elektronikë industriale. Shkolla e lartë përbën avantazh.
- Eksperiencë në mirëmbajtjen elektrike në ambiente prodhimi është përparësi.
- Njohuri mbi sisteme të ulët dhe mesëm tensioni.
- Aftësi për të punuar në turne dhe në situata urgjente.
- Njohje e skemave elektrike dhe përdorimi i instrumenteve të matjes elektrike
Apliko shpejtë përmes sistemit!