Interlab sh.p.k, një kompani e specializuar në distribuimin dhe shitjen e paisjeve mjekësore dhe laboratorike, ka kënaqësinë të publikoj konkursin për pozitën Agjent i Shitjes.
Agjenti i Shitjes do të jetë përgjegjës për:
- Promovimin e produkteve tona;
- Krijimin e shitjeve direkte;
- Mbajtjen e marrëdhënieve me klientët;
- Organizimin dhe planifikimin për të rritur shitjen e produkteve dhe bashkëpunimin me klientë.
Kandidatët e interesuar për këtë pozitë pune, duhet t’i plotësojnë këto kritere si në vijim:
- Të paktën 2 vjet përvojë në shitje;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Prezantimi dhe negocimi;
- Aftësi të shkëlqyera organizimi dhe
- Leje kategori B e vlefshme.
Ne po kërkojmë individë dinamikë, entuziast dhe që kanë vullnet për bashkëpunim me klientë.
Nëse Ju, i plotësoni kualifikimet e mësipërme dhe jeni të interesuar për këtë pozitë pune, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj në email adresën : [email protected]
deri më datë: 21/05/2023.
Presim aplikimin tuaj dhe i’u dëshirojmë suksese në konkurs!