business

Programi Junior

  • star Publikuar: 07-10-2022
  • star Skadon: 07-11-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa
Numri i pozitave 100
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2983

Programi Junior

Qyteti:

Prishtinë

Afati i aplikimit:

07/11/2022

Apliko online

Ndërtoni të ardhmen tuaj duke bërë ambiciet tuaj realitet dhe filloni karrierën në një vend ku mund të mësoni nga më të mirët

– Të mësuarit nuk përfundon me diplomim!

Programi Junior ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës dhe trajner të jashtëm të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për 3 – 4 muaj në mënyrën më të mirë për të filluar karrierën tuaj. Programi zhvillohet në ‘HR Academy from BPB’ në Prishtinë, një mjedis inovativ me qëllim të mbështes zhvillimin tuaj me hulumtimet, teoritë dhe praktikat më të fundit.

Rotacioni në fusha të shumta është pjesë kryesore e programit dhe përmes punës individuale apo/dhe në ekipe të ndryshme, ju do të mësoni në lidhje me tregjet financiare, atë që ne u ofrojmë klientëve dhe operacionet tona të përditshme. Gjatë gjithë kohës tuaj në program, ju do të kaloni në një seri të moduleve të trajnimit, të cilat përqendrohen në aftësi të buta dhe profesionale që do t’ju ndihmojnë të zhvilloheni si një punonjës i BPB-së. Këto aftësi shumë të rëndësishme jo-vetëm gjatë kohës që jeni në BPB, por gjatë gjithë pjesës tjetër të karrierës suaj. Së bashku me aftësitë që do të fitoni, ju po ashtu do të krijoni një rrjet të madh të kolegëve.
Në fund të programit, do të jetë ceremonia e diplomimit, hapi i fundit për t’u bërë bashkë si grup, për të festuar suksesin, dhe një workshop i dizajnuar për të ju treguar mundësitë e praktikës dhe punësimit në bankë.

Ne mirëpresim në mënyrë aktive aplikantë me kualifikime të ndryshme, prandaj nëse jeni duke studiuar financë, teknologji, matematikë financiare, juridik – për të përmendur vetëm disa – ne jemi shumë të interesuar të dëgjojmë nga ju. Ne po kërkojmë studentë që krenohen me aftësinë e tyre për të bashkëpunuar me të tjerët, fokus për t’u përmirësuar, dhe dëshirë të theksuar për të mësuar. Aftësia për të punuar në një mjedis me ritëm të shpejtë, por gjithsesi për të propozuar zgjidhje të menduara për problemet është thelbësore. Ne duam njerëz që i shohin sfidat si mundësi dhe kanë dëshirë të rriten dhe të zhvillohen.

Kriteret e pranimit në program

• Studentë të vitit të fundit apo të sapo diplomuar (preferohet me notë mesatare mbi 7.5) nga të gjitha vendet e Kosovës;
• Të ketë aftësi të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar;
• Të jetë ambicioz/e, i/e hapur për tu zhvilluar dhe të përshtatet në mjedise të reja dhe dinamike;
• Të analizojë një problem, të konsiderojë këndvështrime të ndryshme dhe të vijë me një propozim;
• Të punojë në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të paketës MS Office.

Procesi i aplikimit dhe përzgjedhjes

Për tu bërë pjesë e programit Junior, ju duhet të kaloni në hapat e mëposhtëm:

Hapi 1: Apliko online
Duhet të mbushni formularin e aplikimit duke na treguar për çdo aftësi tuajën dhe eksperiencë pune, praktikë apo anëtarësime.

Hapi 2: Vlerësimi nga testimi (matematikë dhe logjikë)
Testi numerik mat të kuptuarit e tabelave, numrave dhe të dhënave. Ndërsa testi logjik mat reagimet tuaja dhe disa skenarëve të ndryshëm logjik.

Hapi 3: Intervistë grupore
Thjesht qëndro vetja! Ne vërtetë dëshirojmë t’ju njohim, prandaj është më mirë të jeni sa më natyral dhe të diskutoni lidhur me tema të ndryshme në grup.

Hapi 4: Intervistë individuale
Nëse keni pasur sukses në fazat e cekura, do të takoheni me ekipin tonë dhe do të keni mundësinë të merrni edhe përgjigje më specifike për programin.

Hapi 5: Mirësevini në BPB!

Afati i aplikimit është deri me datë: 7 Nentor 2022.

Apliko online