KONKURS PËR VENDE PUNE
FABIS Sh.P.K., me seli në Fushë Kosovë, si përfaqësues zyrtar i kompanisë gjermane FÖRCH – e specializuar në materiale teknike, kimike dhe vegla pune profesionale – në kuadër të zgjerimit të rrjetit të shitjes dhe rritjes së kapaciteteve operacionale, shpall konkurs për këto pozita:
- Agjent Shitjeje (2)
- Punëtor në Depo (2)
Regjionet e kërkuara: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Obiliq, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj
Kriteret për pozitën: Agjent Shitjeje
- Patentë shoferi, kategoria B
- Përvojë e mëparshme në shitje përbën përparësi
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
- Gatishmëri për punë në terren
- Angazhim dhe qasje profesionale në punë
Kriteret për pozitën: Punëtor në Depo
- Patentë shoferi, kategoria B
- Përvojë pune në depo përbën përparësi
- Aftësi për organizim, renditje dhe pranim të mallit
- Gatishmëri për ngarkim, shkarkim dhe menaxhim të stokut
- Përgjegjësi, korrektësi dhe disiplinë në punë
- Aftësi bazike për punë në ekip
Çka ofrojmë ne
- Veturë pune adekuate
- Trajnim profesional nga kompania
- Pajisje të nevojshme për punë
- Pagë bazë konkurruese
- Komision atraktiv nga shitjet direkte për pozitën Agjent Shitjeje
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi
Aplikimi
Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kriteret e lartpërmendura, ftohen të dërgojnë:
- CV-në e tyre në email: [email protected]
- ose përmes sistemit “Apliko këtu”
Afati i fundit për aplikim: 26.04.2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Më shumë për produktet tona:
Për t’u informuar më tepër rreth gamës së produkteve FÖRCH, vizitoni faqen zyrtare: www.foerch.de
Apliko shpejtë përmes sistemit!