business

FTESË PËR TENDER: VLERËSIMI I PRONAVE TË PALUAJTSHME

  • star Publikuar: 20-11-2025
  • star Skadon: 29-11-2025
Kompani Banka Ekonomike
Kategoritë Ftesa për Tender, Pasuri e Paluajtshme
Vendi i punës Prishtinë

FTESË PËR TENDER

Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:

PËR VLERËSIMI I PRONAVE TË PALUAJTSHME

Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresave [email protected] , [email protected]

Qëllimi :

Ofrimi i shërbimeve profesionale për vlerësimin e pronave të paluajtshme për nevoja të Bankës Ekonomike.

Kushtet e obligueshme për pjesëmarrje:

Të gjithë të interesuarit janë të obliguar të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përshtatshmëri siç kërkohet në vijim:

  1. Dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit.
  2. Oferta financiare duhet të jetë me TVSH.
  3. Deklarata nën betim qe nuk ka ndonjë konflikt interesi me Bankën Ekonomike.
  4. Dëshmi nga ATK se ofertuesit nuk janë në vonesa për kryerjen e obligimeve tatimore së paku deri ne tremujorin e fundit para dorëzimit të ofertës.
  5. Certifikata nga Gjykata Themelore, se vlerësuesit nuk janë nën hetime (vetëm në rast të shpërblimit me kontratë)
  6. Kompania duhet ti ketë së paku 3 vlerësues të certifikuar brenda stafit të saj të dëshmuar me kontrata dhe certifikata të vlerësimit. Së paku dy vlerësues nga stafi duhet të kenë licenca të shkallës së dytë (II) ndërsa vlerësuesi i tretë së paku të ketë licencë të shkallës së parë (I). (Kopjet e licencave dhe kontratave të angazhimit);
  7. Të dorëzojnë CV-të e vlerësuesve;
  8. Të bashkëngjiten së paku 3 referenca më të fundit nga institucionet financiare bankare;
  9. Të bashkëngjitet raporti i vlerësimit të sigurisë kibernetike.

Afati për dorëzimin e ofertës është deri më 29.11.2025

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 1 muaj nga data e dorëzimit të ofertës.

Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë.