business

Menaxher/e Marketingu

  • star Publikuar: 26-06-2025
  • star Skadon: 03-07-2025
Kompani Rossmann Kosova
Kategoritë Menaxher/e
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Jemi në kërkim të një Menaxher/e Marketingu energjik/e dhe kreativ/e për të bashkuar forcat me ekipin tonë!

Nëse je pasionant/e për marketingun, ke aftësi të shkëlqyera organizimi dhe kreativitet për të sjellë ide të reja, kjo është mundësia jote!

Çfarë do të bësh konkretisht?

  • Organizimi dhe ndjekja e fushatave promocionale mujore dhe sezonale (planifikimi, realizimi dhe analiza)
  • Krijimi dhe koordinimi i përmbajtjes për rrjetet sociale dhe komunikime të
  • tjera (tekste, imazhe, video)
  • Koordinimi me dizajnerët grafikë dhe agjencitë e marketingut për materialet promocionale (broshura, postera, billboard, etj.)
  • Menaxhimi i kalendarit të marketingut dhe ndjekja e afateve për çdo fushatë
  • Organizimi i eventeve të brendshme dhe të jashtme (hapje dyqanesh, aktivitete promovuese, bashkëpunime)
  • Përgatitja e raporteve analitike mujore për performancën e fushatave dhe rrjeteve sociale
  • Ndihmesa në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut digjital ( reklama online, SEO/SEM)
  • Kërkimi dhe propozimi i ideve të reja për promovimin e produkteve dhe shërbimeve
  • Menaxhimi dhe kontrolli i inventarit të materialeve marketingu ( dhurata promocionale, stenda etj)
  • Mbështetja në ndjekjen e bashkëpunimeve
  • Zbatimi i standardeve të brand-it në të gjitha komunikimet vizuale dhe tekstuale online dhe dyqanet fizike
  • Monitorimi i aktiviteteve të konkurrencës dhe trendeve të tregut


Kërkesat për pozicionin:

  • Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë pune të paktën 2–3 vite në pozicione të ngjashme
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e projekteve dhe punën në grup
  • Njohuri shumë të mira të mjeteve të marketingut digjital (Meta Ads, Google Ads, Canva ose mjete dizajni të thjeshta)
  • Aftësi shumë të mira organizative, të menduarit kreativ dhe të punuarit
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze (e preferuar B2)


Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune energjik dhe bashkëpunues
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi profesional
  • Mundësi për të qenë pjesë e projekteve kreative
  • Pagesë konkurruese

Aplikimi mund të bëhet online përmes butonit 'Apliko Këtu'

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu