Kompani
A&M Mega Store
Kategoritë
Shitje
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Fushë Kosovë
Shikime
30557
A&M MEGA STORE hap vende tё lira pune pёr të intersuarit :
Pozitat: Arkatar\e dhe Asistent\e të shitjes
Vendi i punës : Fushë Kosovë
Orari i punë: I plotë
Afati për aplikim: Deri më 09.12.2022
Arkatar/e (M/F)
Detyrat dhe përgjegjësitë;
- Mirëpret klientët;
- Kryen të gjitha pagesat e konsumatorit, me para te gatshme dhe transaksione me kartela bankare;
- Bën barazimin ditor të arkës dhe dorëzimin e saj;
- Plotëson raporte te ndryshme të shitjes;
- Raporton tek menaxheri\ja, etj.
Asistent/e i/e shitjes (M/F)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëpret dhe shërben klientët, njofton klientët rreth ofertave dhe arritjeve të reja të artikujve;
- Përkujdeset për sektorin e caktuar, merret me palimin, rënditjen dhe organizimin vizuel të mallit;
- Përcjell artikujt e shitur, evidenton mungesat e artikujve dhe i raporton tek stafi përgjegjës;
- Vendos çmime dhe deklaracione në produkte;
- Evidenton dhe i raporton artikujt aktiv dhe pasiv të sektorit;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e hapsirës punuese në sektorë.
Kriteret dhe aftësitë e nevojshme pёr pozitat Arkatar\e dhe Asitent\e te shitjes
- Edukim i lartë;
- Njohuri mbi principet e shitjes dhe përvojë pune paraprake së paku 3 muaj;
- Të jetë person pozitiv, energjik dhe me vetë iniciativë;
- Të jetë komunikues, organizativ, sistemues;
- Shkathtësi të mira matematikore/numërike;
- Fleksibil dhe i shpejt në kryerje të detyrave;
- Gatishmëri të punoj nën presion;
- Njohuri të mira të programeve kompjuterike dhe të gjuhëve të huaja;
MËNYRA E APLIKIMIT:
Të interesuarit qe duan te bashkohen me kompaninë tonë mund të aplikojnë duke dërguar CV, referenca, dëshmi mbi kualifikimin dhe trajnimet, etj. në email:[email protected].
Ju lutem të shënohet në subjekt Pozita dhe Qyteti.