business

17 vende te lira pune

  • star Publikuar: 14-05-2025
  • star Skadon: 28-05-2025
Kategoritë Ndërmarrje Publike
Numri i pozitave 17
Vendi i punës Ferizaj, Shtërpcë
Shikime 179

Duke u bazuar në Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, Neni 8.1; Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 01/2024 dhe Rregulloren mbi Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin Vendeve të Punës Nr.1145 të datës 09.06.2023 të KRU Bifurkacioni SH.A, Kryeshefi Ekzekutiv, shpallë:

K O N K U R S

Për vendet e lira të punës në KRU Bifurkacioni - Ferizaj:

  1. Shef i Zyrës së Shërbimeve në Shtërpcë (ShZShSh) , një (1) pozitë;
  2. Ujëinstalues, dy (2) pozita për zonën e shërbimit Shtërpcë;
  3. Lexues-Arkëtues, tre (3) pozita, dy (2) pozita për zonën e shërbimit Ferizaj dhe një (1) pozitë për Shtërpcë;
  4. Mirëmbajtës i Rrjetit të Kanalizimit, një (1) pozitë për zonën e shërbimit Shtërpcë;
  5. Punëtor i Pakualifikuar, dy (2) pozita, një (1) pozitë për zonën e shërbimit Kaçanik dhe një (1) për Shtërpcë;
  6. Arkëtar në Porto Arka, dy (2) pozita, një (1) pozitë për zonën e shërbimit Ferizaj dhe një (1) pozitë për Shtërpcë;
  7. Ndihmës Operator, një (1) pozitë për FPU Pleshinë;
  8. Asistente Teknike ne Zyrën e Kryeshefit Ekzekutiv (KE), një (1) pozitë;
  9. Elektricist, një (1) pozitë, për zonën e shërbimit Ferizaj;
  10. Zyrtar për Verifikim dhe Shkyçje, një (1) pozitë për zonën e shërbimit Ferizaj.

Kriteri profesional-kualifikues:

Për vendin e punës me nr. rendor –I-:

  • Përgatitja shkollore: Diplomë Baçelor në Shkenca Shoqërore dhe Teknike;
  • Përvoja e punës, së paku pesë (5) vite, prej tyre së paku dy (2) vite në pozitë udhëheqëse.
  • Koeficienti i pagës 3.30;
  • Kontratë me afat të caktuar, kohëzgjatja e periudhës provuese gjashtë (6) muaj.

Për vendet e punës me nr. rendor –II-:

  • Përgatitja shkollore: Diplomë e Shkollës së Mesme, preferohet Drejtimi Ujëinstalues;
  • Përvoja e punës, së paku një (1) vit;
  • Koeficienti i pagës 2.10
  • Kontratë me afat të caktuar, kohëzgjatja e periudhës provuese gjashtë (6) muaj.

Për vendet e punës me nr. rendor –III-:

  • Përgatitja shkollore: Diplomë e Shkollës së Mesme;
  • Përvoja e punës, së paku një (1) vit;
  • Koeficienti i pagës 2.05;
  • Kontratë me afat të caktuar, kohëzgjatja e periudhës provuese gjashtë (6) muaj.

Për vendin e punës me nr. rendor –IV-:

  • Përgatitja shkollore: Diplomë e Shkollës së Mesme;
  • Përvoja e punës, e dëshirueshme.
  • Koeficienti i pagës 2.00;
  • Kontratë me afat të caktuar, kohëzgjatja e periudhës provuese gjashtë (6) muaj.

Për vendin e punës me nr. rendor –V-:

  • Përgatitja shkollore: Diplomë e shkollës së mesme;
  • Përvoja e punës, e dëshirueshme.
  • Koeficienti i pagës 1.90;
  • Kontratë me afat të caktuar, kohëzgjatja e periudhës provuese gjashtë (6) muaj.

Për vendin e punës me nr. rendor –VI-:

  • Përgatitja shkollore: Diplomë e shkollës së mesme;
  • Përvoja e punës, e dëshirueshme.
  • Koeficienti i pagës 2.00;
  • Kontratë me afat të caktuar, kohëzgjatja e periudhës provuese gjashtë (6) muaj.

Për vendin e punës me nr. rendor –VII-:

  • Përgatitja shkollore: Diplomë e shkollës së mesme;
  • Përvoja e punës, e dëshirueshme.
  • Koeficienti i pagës 2.15;
  • Kontratë me afat të caktuar, kohëzgjatja e periudhës provuese gjashtë (6) muaj.

Për vendin e punës me nr. rendor –VIII-:

  • Përgatitja shkollore: Diplomë Baçelor;
  • Përvoja e punës, së paku 2 vite përvojë pune në zyrë;
  • Koeficienti i pagës 2.15;
  • Kontratë me afat të caktuar, kohëzgjatja e periudhës provuese gjashtë (6) muaj.

Për vendin e punës me nr. rendor –IX-:

  • Përgatitja shkollore: Diplomë e Shkollës së Mesme, preferohet Drejtimi Elektrikë;
  • Përvoja e punës, së paku 1 vit përvojë pune.
  • Koeficienti i pagës 2.20;
  • Kontratë me afat të caktuar, kohëzgjatja e periudhës provuese gjashtë (6) muaj.

Për vendin e punës me nr. rendor –X-:

  • Përgatitja shkollore: Diplomë e Shkollës së Mesme;
  • Përvoja e punës, së paku 1 vit përvojë pune.
  • Koeficienti i pagës 2.05;
  • Kontratë me afat të caktuar, kohëzgjatja e periudhës provuese gjashtë (6) muaj.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:

I. Shef i Zyrës së Shërbimeve Shtërpcë (ShZShSh)

  • Propozon, harmonizon dhe kujdeset për realizimin e planeve dhe programeve të punës në zyrën e shërbimeve;
  • Jep urdhëresat operative për kryerjen e planeve dhe detyrave dhe për zbatimin e planeve që kanë të bëjnë me shërbimin e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit;
  • Jep dhe nënshkruan urdhëresa për punë, udhëzime të punës dhe jep leje për autorizime të ngjashme;
  • Merr pjesë ne hartimin e planeve të zhvillimit, propozon elementet e planeve vjetore që kanë të bëjnë njësinë si dhe zbaton planet operative;
  • Harton planet vjetore të pjesëve rezervë dhe të mjeteve dhe veglave për mirëmbajtje;
  • Për çdo ditë pranon palët në lidhje me problematikën që ka të bëjë me shërbimin përkatës;
  • Organizon dhe kujdeset mbi punën e shërbimit kujdestar;
  • Kujdeset për rrjedhën e leximit te ujëmatësve nga inkasantët, për kryerjen e leximit me kohë si dhe për çdo ndryshim tjetër apo informatë tjetër që vjen prej inkasantëve nga tereni;
  • Përcjellë dhe kontrollon procesin dhe rregullsinë e shtypjes dhe shpërndarjes së faturave, intervenon në rast se vëren parregullsi gjatë shtypjes dhe ndarjes së faturave dhe terreneve tek inkasantët, kontrollon procesin e ngarkesës së inkasantëve.
  • Përgatitë planin mujor të shkyçjeve si dhe rezultatin e shkyçjeve;
  • Për punën e tij përgjigjet para Drejtorit Teknik (DT) dhe Menaxherit Operativ (MO).

II. Ujëinstalues

  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në zonën e shërbimit të kompanisë;
  • Kryen të gjitha llojet kyçjeve në rrjet si edhe montimin e profileve të ndryshme të ujëmatësve;
  • Bën montimin e të gjitha dimensioneve dhe profileve të ujësjellësit si edhe pjesëve fazonike, përfshirë të gjitha llojet e lidhjeve;
  • Është përgjegjës për materialin me të cilin ngarkohet si gjatë orarit të punës ashtu edhe pas kryerjes së punëve për të cilin obligohet ta sistemojë në vendndodhje të sigurt apo ta kthej në depo;
  • Është përgjegjës për ngarkimin e punëtorëve fizik me detyra dhe vegla dhe të njëjtit i njofton me punët në teren si dhe me shfrytëzimin e mjeteve;
  • Është e domosdoshme që të ketë njohuri bazike në leximin e projekteve, skemave dhe detajeve tjera;
  • Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

III. Lexues-Arkëtues:

  • Kryen pagesa të faturave të ujit në terren;
  • Është përgjegjës për leximin e ujëmatësve dhe arkëtimin e faturave në një zonë tëcaktuar;
  • Mban përgjegjësi për mjetet e arkëtuara deri në dorëzimin e tyre në arkë;
  • Është përgjegjës për dhënien e ndihmës në zbulimin e kyçjeve ilegale dhe keqpërdorimeve të ujit;
  • Është përgjegjës për hartimin e listave dhe regjistrave të konsumatorëve të cilët nuk janë të rregullt me pagesa;
  • Ka për detyrë të përgjigjet dhe të adresojë më tutje në kompani vërejtjet dhe pakënaqësitë eventuale të
  • konsumatorëve;
  • Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

IV. Mirëmbajtës i Rrjetit të Kanalizimit

  • Bën skanimin e defekteve të rrjetit të kanalizimit;
  • mirëmban dhe ndërron rrjetin e qytetit dhe ne lagjet periferike;
  • Kryen të gjitha kyçjet sekondare në rrjetin kryesor;
  • Është i obliguar që të njeh mirë rrjetin e kanalizimit;
  • Respekton orarin e punës (ardhja ne punë dhe vajtja nga puna);
  • Bën ndërtimin e rrjetit të kanalizimit të ri të gjitha diametrave;
  • Bën ndërtimin e pusetave te kanalizimit, si dhe vendosjen e kapakëve metalik dhe te betonit;
  • Ndihmon punëtoret e pakualifikuar në pastrimin e pusetave të kanalizimit;
  • Punon edhe punë të tjera që lidhen me pozitën e tij të punës të cilat parashtrohen nga udhëheqësi.

V. Punëtor i Pakualifikuar

  • Pastron lokalet e objektit të mirëmbajtjes në kompani, hedhë mbeturinat, letrat e përdorura, bën ajrosjen e lokaleve;
  • Gjatë punës është i detyruar të përdorë mjetet mbrojtëse në punë;
  • Kujdeset për shpenzim racional të materialit për mirëmbajtje të rregullt;
  • Ndihmon sipas nevojës në kryerjen e të gjitha punëve në mirëmbajtjen mekanike të mjeteve;
  • Sipas kërkesës mund caktohet për punë emergjente edhe jashtë orarit të rregullt;
  • Sipas interesit të përgjithshëm është i obliguar të merr pjesë edhe në punë tjera jashtë lëmisë së tij, si për shembull ndonjë aksion i përgjithshëm rreth pastërtisë dhe rregullimit të ambientit nëpër objektet pronë të Kompanisë;
  • Kryen të gjitha punët tjera që i parashtrohen nga udhëheqësi.


VI. Arkëtar në porto arka

  • Realizon pagesat në para të gatshme nga konsumatorët, dhe të gjitha paratë të llogaritura mirë i dorëzon brenda dite në bankën më të afërt apo sipas nevojës në arkën kryesore të kompanisë;
  • Duhet pasur kujdes çdo herë në identifikimin e klientit, regjistrimin dhe numërimin e parave dhe regjistrimin e pagesave në kompjuter;
  • Pranon informata të ndryshme lidhur me problemet e konsumatorëve dhe për te njëjtat e njofton shefin e shërbimit;
  • Përgatitë raportet e pagesave
  • Mban ditarin e arkës dhe materialin financiar në rregull dhe të gatshëm për regjistrim mujor;
  • Sipas nevojës dhe urdhrit të shefit të shërbimit kryen edhe punë tjera nga fushë veprimtaria e tij-sajë;

VII. Ndihmës Operator

  • Nën mbikçyrjen të Operatorit, bën dozimin e kaugulantëve, flokoulantëve dhe preparateve tjera për neutralizim dhe dezinfektim të ujit;
  • Nën mbikçyrjen të Operatorit përgatitë në baza ditore tretësirat tjera për përpunimin e ujit përkitazi me recepturën e caktuar nga ana e Përgjegjësit të Kualitetit të Ujit;
  • Nën mbikçyrjen të Operatorit në raste të jashtëzakonshme (mungesë e energjisë elektrike) bën dezinfektimin përmes tretësirës së përgatitur nga hipokloriti i kaliumit dhe hipokriti i natriumit;
  • Përcjellë punën e klimatorëve dhe instalimeve tjera elektrike të cilat shërbejnë për përpunimin e ujit;
  • Nën mbikçyrjen të Operatorit përditëson evidencat lidhur me sasinë e ujit të prodhuar;
  • Merr pjesë në mbrojtjen kundër zjarrit dhe kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

VIII. Asistente Teknike ne Zyrën e Kryeshefit Ekzekutiv (KE)

  • Kryen të gjitha punët teknike sipas urdhrit të KE për zyrën e tij, pranon palët, prezanton te KE për pranim;
  • Mban evidencën zyrtare të thirrjeve telefonike dhe takimeve, pranon thirrjet dhe shkresat, pranon dhe dërgon telefakset nga kompania;
  • Menaxhon dhe koordinon në mënyrë proaktive agjendën e KE , organizimin e takimeve të brendshme dhe të jashtme;
  • Kryen punët kompjuterike nga fushë veprimtaria e punëve dhe detyrave të punës qe lidhet me komunikimet me zyrën e KE;
  • Kryen të gjitha detyrat me diskrecion të plotë dhe respekt të lartë për konfidencialitetin;
  • Kryen pune tjera sipas urdhrit te eprorit;

IX. Elektricist

  • Kontrollon rregullisht punën e pompave zhytëse dhe shtytëse dhe matë tensionin e rrymës në stacionet e pompimit të ujësjellësve,
  • Rregullon dhe mirëmban pajisjet elektrike të stacioneve të pompmit të ujësjellësve (soft strarterë, frekuentorë dhe tabelat komanduese),
  • Kontrollon, mirëmban dhe pastron elektromotorët,
  • Kontrollon dhe mirëmban pjesët elektrike dhe ndriçimin elektrik të stacioneve të pompimit të ujësjellësve,
  • Kontrollon dhe mirëmban aparaturat e klorifikimit të stacioneve të pompimit të ujësjallësve,
  • Mban ditarin e rregullt të punës, duke shënuar problematikat e shfaqura në stacionet pompimit të ujësjellësve,
  • Është përgjegjës për ruajtjen e objekteve të stacioneve të pompimit të ujësjellësve dhe rrethojave të tyre,
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit,
  • Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

X. Zyrtar për Verifikim dhe Shkyçje

  • Merr pjesë drejtpërdrejt në shkyçjen fizike të konsumatorëve në bazë të listave të punës dhe urdhëresave me shkrim të marra nga eprorët e tij;
  • Kryen punë tjera praktike dhe teknike që ndërlidhen me procesin e shkyçjes dhe të inspektimit;
  • Vepron në bazë të listave të shkyçjes dhe urdhrave të udhëheqësit të ekipit;
  • Krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave për lëndët e konsumatorëve të shkyçur dhe të ri kyçur;
  • Konstaton me shkrim dhe mban evidencën e shkyçjeve të realizuara;
  • Bashkëpunon me anëtarët tjerë në ekipin për shkyçje dhe inspektim;
  • Ndihmon udhëheqësin e ekipit në përditësimin e listave të shkyçjes;
  • Kujdeset për zbatimin e Procedurave dhe Politikave të Kompanisë në lidhje me procesin e shkyçjes dhe inspektimit/kontrollit;
  • Ndihmon dhe harton procesverbalet e inspektimit për konsumatorët e inspektuar;
  • Ndihmon drejtpërdrejtë divizionin e shitjes dhe atë të marrëdhënieve me konsumatorë për zgjidhjen-vendosjen e ankesa-kërkesave që kanë parashtruar konsumatorët ndaj ndërmarrjes;
  • Përkujdeset që konsumatorët e shkyçur të mos kyçen në rrjetin e furnizimit pa përmbushur detyrimet e tyre;
  • Kryen edhe punë të tjera, me kërkesën e përgjegjësit të tij, të cilit i përgjigjet për punën e të tij.

Dokumentet e nevojshme:

  • -Aplikacioni për punësim – Kërkesa e nënshkruar nga aplikuesi;
  • -Diploma e përgatitjes shkollore dhe kualifikimeve tjera (kopje), diplomat e lëshuara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT
  • -Dëshmi dhe vërtetime të përvojës së punës - Trusti (kopje), për pozitat ku kërkohet përvoja e punës
  • -Ekstrakti i lindjes, jo më i vjetër se 6 muaj (në origjinal);
  • -Letërnjoftimi (kopje);
  • -Vërtetimi që nuk ushtrohet procedurë hetimore nga Gjykata, jo më i vjetër se 6 muaj (në origjinal).

Aplikacioni për punësim mund të shkarkohet nga ueb-faqja e kompanisë ose të merret në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore, Zyra nr. 1 - KRU Bifurkacioni, ndërsa aplikimi bëhet online përmes dërgimit të aplikacioneve të plotësuara dhe nënshkruara në email-in zyrtar [email protected]. Afati i konkursit për aplikim është i hapur 15 ditë, nga dita e publikimit në ueb-faqen e kompanisë dhe në dhe në mjetet tjera të informimit (të shkruar apo online), dhe atë duke filluar nga data 14.05.2025 e deri më 28.05.2025 në ora 23:59. Mënyra e kontaktit përmes tel. fiks: 0290/320 – 650 dhe mobil 044/210-208 si dhe përmes postës elekt. [email protected].

Kandidatët që shprehin interesim për pozitat e shpallura gjatë procesit të rekrutimit do të vlerësohen nëpërmjet formës së testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë), pikët maksimale që mund të arrihen janë njëqind (100), ndërsa pragu i kalueshmërisë në rezultatin final është arritja e së paku pesëdhjetë e pesë (55) pikëve nga të gjitha fazat e rekrutimit i cili parashikohet të zhvillohet në periudhën kohore qershor-korrik 2025.

Të gjitha aplikacionet e paraqitura pas afatit të paraparë nuk do të shqyrtohen.

Ferizaj, 12.05.2025

📥 Shkarko Aplikacionin
📄 Konkursi PDF

--------------------------------------

U skladu sa Zakonom o radu br. 03/L-212, Član 8.1; Administrativnim uputstvom Ministarstva finansija, rada i transfera br. 01/2024 i Uredbom o unutrašnjoj organizaciji i sistematizaciji radnih mesta br. 1145 od 09.06.2023 RPV Bifurkacioni A.D., Izvršni Direktor objavljuje:

K O N K U R S

Za slobodna radna mesta u RPV Bifurkacioni - Uroševac:

I. Šef Servisnog ureda u Štrpcu (ŠSUŠ), jedna (1) pozicija;

II. Vodoinstalater, dve (2) pozicije za servisno područje Štrpca;

III. Čitalac-naplatnik, tri (3) pozicije, dve (2) za servisno područje Uroševac i jedna (1) za Štrpac;

IV. Održavalac kanalizacione mreže, jedna (1) pozicija za servisno područje Štrpca;

V. Nekvalifikovani radnik, dve (2) pozicije, jedna (1) za servisno područje Kačanika i jedna (1) za Štrpac;

VI. Blagajnik, dve (2) pozicije, jedna (1) za servisno područje Uroševac i jedna (1) za Štrpac;

VII. Pomoćnik operatora, jedna (1) pozicija za FPU Pleshinë;

VIII. Tehnički asistent u kancelariji Izvršnog direktora (ID), jedna (1) pozicija;

IX. Električar, jedna (1) pozicija za servisno područje Uroševac;

X. Službenik za proveru i isključenje, jedna (1) pozicija za servisno područje Uroševac.

Stručno-kvalifikacioni kriterijumi:

Za radno mesto pod rednim brojem I:

  • Školovanje: Diplomirani studij iz društvenih ili tehničkih nauka;
  • Radno iskustvo: Najmanje pet (5) godina, od toga najmanje dve (2) godine na rukovodećoj poziciji;
  • Koeficijent plate: 3.30;
  • Ugovor na određeno vreme, probni rad šest (6) meseci.


Za radna mesta pod rednim brojem II:

  • Školovanje: Srednja škola, poželjno smer vodoinstalater;
  • Radno iskustvo: Najmanje jedna (1) godina;
  • Koeficijent plate: 2.10;
  • Ugovor na određeno vreme, probni rad šest (6) meseci.

Za radna mesta pod rednim brojem III:

  • Školovanje: Srednja škola;
  • Radno iskustvo: Najmanje jedna (1) godina;
  • Koeficijent plate: 2.05;
  • Ugovor na određeno vreme, probni rad šest (6) meseci.

Za radno mesto pod rednim brojem IV:

  • Školovanje: Srednja škola;
  • Radno iskustvo: Poželjno;
  • Koeficijent plate: 2.00;
  • Ugovor na određeno vreme, probni rad šest (6) meseci.

Za radno mesto pod rednim brojem V:

  • Školovanje: Srednja škola;
  • Radno iskustvo: Poželjno;
  • Koeficijent plate: 1.90;
  • Ugovor na određeno vreme, probni rad šest (6) meseci.

Za radno mesto pod rednim brojem VI:

  • Školovanje: Srednja škola;
  • Radno iskustvo: Poželjno;
  • Koeficijent plate: 2.00;
  • Ugovor na određeno vreme, probni rad šest (6) meseci.

Za radno mesto pod rednim brojem VII:

  • Školovanje: Srednja škola;
  • Radno iskustvo: Poželjno;
  • Koeficijent plate: 2.15;
  • Ugovor na određeno vreme, probni rad šest (6) meseci.

Za radno mesto pod rednim brojem VIII:

  • Školovanje: Diplomirani studij;
  • Radno iskustvo: Najmanje dve (2) godine rada u kancelariji;
  • Koeficijent plate: 2.15;
  • Ugovor na određeno vreme, probni rad šest (6) meseci.

Za radno mesto pod rednim brojem IX:

  • Školovanje: Srednja škola, poželjno smer elektrotehnika;
  • Radno iskustvo: Najmanje jedna (1) godina;
  • Koeficijent plate: 2.20;
  • Ugovor na određeno vreme, probni rad šest (6) meseci.

Za radno mesto pod rednim brojem X:

  • Školovanje: Srednja škola;
  • Radno iskustvo: Najmanje jedna (1) godina;
  • Koeficijent plate: 2.05;
  • Ugovor na određeno vreme, probni rad šest (6) meseci.

Radnih Dužnosti

I. Šef Servisnog Ureda u Štrpcu (ŠSUŠ)

  • Predlaže, usklađuje i nadgleda realizaciju planova i programa rada u servisnom uredu.
  • Daje operativne naredbe za izvršenje planova i zadataka vezanih za održavanje vodovodne mreže.
  • Izdaje radne naloge, uputstva i odobrenja.
  • Učestvuje u izradi razvojnih planova i predlaže elemente godišnjih planova za svoju jedinicu.
  • Priprema godišnje planove rezervnih delova i alata za održavanje.
  • Svakodnevno prima korisnike i rešava njihove probleme u vezi sa servisom.
  • Organizuje rad kontrolora i prati tačnost očitavanja vodomera.
  • Kontroliše štampu i distribuciju računa, interveniše u slučaju nepravilnosti.
  • Priprema mesečne planove isključenja i izveštaje o rezultatima.
  • Odgovoran je Tehničkom direktoru (TD) i Operativnom menadžeru (OM).

II. Vodoinstalater

  • Odgovoran za održavanje vodovodne mreže u servisnom području kompanije.
  • Izvodi sve vrste priključaka na mreži i montira različite modele vodomera.
  • Montira cevi svih dimenzija i prateće armature.
  • Odgovoran je za materijal koji koristi i njegovo pravilno skladištenje.
  • Upravlja radom fizičkih radnika i raspoređuje alat.
  • Neophodno je poznavanje čitanja projekata i tehničkih detalja.
  • Izvosi i druge zadatke prema uputstvu nadređenog.

III. Čitalac-Naplatnik

  • Vrši naplatu računa za vodu na terenu.
  • Odgovoran je za očitavanje vodomera i naplatu u dodeljenoj zoni.
  • Čuva naplaćena sredstva do njihovog predavanja u blagajnu.
  • Pomaže u otkrivanju nelegalnih priključaka i zloupotreba.
  • Priprema liste neplatiša i evidenciju korisnika.
  • Komunicira sa korisnicima i adresira njihove primedbe.
  • Obavlja i druge zadatke po nalogu nadređenog.

IV. Održavalac Kanalizacione Mreže

  • Identifikuje kvarove na kanalizacionoj mreži.
  • Održava i popravlja gradsku i perifernu kanalizaciju.
  • Izvodi sekundarne priključke na glavnu mrežu.
  • Dobro poznaje kanalizacionu mrežu.
  • Poštuje radno vreme.
  • Učestvuje u izgradnji novih kanalizacionih sistema.
  • Instalira i održava kanalizacione čvorove i poklopce.
  • Pomaže nekvailifikovanim radnicima u čišćenju kanalizacije.
  • Obavlja i druge zadatke po nalogu nadređenog.

V. Nekvalifikovani Radnik

  • Čisti prostorije kompanije i održava higijenu.
  • Koristi zaštitnu opremu tokom rada.
  • Racionalno troši materijal za održavanje.
  • Pomaže u mehaničkim poslovima održavanja.
  • Može biti angažovan za hitne poslove van radnog vremena.
  • Učestvuje u akcijama čišćenja i uređenja prostora.
  • Izvršava sve zadatke koje mu dodeli nadređeni.

VI. Blagajnik

  • Vrši naplatu u gotovini od korisnika i deponuje sredstva u banku ili glavnu blagajnu kompanije.
  • Pažljivo identifikuje klijente i vodi evidenciju o uplatama.
  • Prikuplja informacije o problemima korisnika i prosleđuje ih šefu servisa.
  • Priprema izveštaje o naplatama.
  • Vodi dnevnik blagajne i finansijsku evidenciju.
  • Obavlja i druge zadatke po nalogu šefa servisa.

VII. Pomoćnik Pperatora

  • Pod nadzorom operatora, priprema hemikalije za tretman vode.
  • Pomaže u dnevnoj pripremi rastvora za dezinfekciju.
  • Učestvuje u dezinfekciji u slučaju nestanka struje.
  • Prati rad klima-uređaja i električnih instalacija.
  • Ažurira evidenciju o proizvedenoj količini vode.
  • Učestvuje u protivpožarnim merama i obavlja druge zadatke po nalogu nadređenog.

VIII. Tehnički Asistent u Kancelariji Izvršnog Direktora (ID)

  • Obavlja tehničke poslove po nalogu ID.
  • Organizuje sastanke i upravlja agendom ID.
  • Vodi evidenciju telefonskih poziva i dokumenata.
  • Obavlja kompjuterske poslove vezane za komunikaciju.
  • Poštuje strogu poverljivost.
  • Izvršava sve zadatke po nalogu ID.

IX. Električar

  • Kontroliše rad pumpi i meri napon u pumpnim stanicama.
  • Održava električnu opremu (soft startere, frekventne pretvarače, komandne table).
  • Čisti i održava elektromotore.
  • Održava električne instalacije i osvetljenje u pumpnim stanicama.
  • Vodi dnevnik rada i evidenciju kvarova.
  • Odgovoran je za zaštitu objekata pumpnih stanica.
  • Samostalno radi ili u timu.

X. Službenik za Proveru i Isključenje

  • Učestvuje u fizičkom isključenju korisnika na terenu.
  • Vrši tehničke poslove vezane za inspekciju i isključenje.
  • Radi sa listama isključenja i nalozima nadređenih.
  • Ažurira bazu podataka o isključenim i ponovo priključenim korisnicima.
  • Sastavlja izveštaje o inspekcijama.
  • Saraduje sa timom za naplatu i rešava pritužbe korisnika.
  • Sprečava neovlašćena ponovna priključenja.
  • Poštuje procedure kompanije u procesu isključenja.

Potrebna dokumentacija:

  • Prijava za zaposlenje (potpisana od strane kandidata);
  • Diploma o školovanju i kvalifikacijama (kopija), diplome iz inostranstva moraju biti nostrifikovane od strane MEST;
  • Potvrde o radnom iskustvu (kopije), za pozicije gde je potrebno;
  • Izvod iz matične knjige rođenih, ne stariji od 6 meseci (original);
  • Lična karta (kopija);
  • Potvrda da nije u toku krivični postupak, ne starija od 6 meseci (original).

Prijave se dostavljaju online, popunjene i potpisane, na e-mail adresu: [email protected]. Rok za prijavu je otvoren 15 dana, od datuma objave na veb-sajtu kompanije i drugim sredstvima informisanja, počevši od 14.05.2025. do 28.05.2025. do 23:59. Kontakt telefon: 0290/320-650 i mobilni 044/210-208, kao i putem e-maila: [email protected].

Kandidati će biti ocenjeni putem pismenog testa i intervjua (usmeni ispit), sa maksimalnim brojem bodova 100. Prag za prolaz je najmanje 55 bodova. Proces selekcije će se održati u periodu jun-jul 2025.

Prijave poslate nakon roka neće biti razmatrane.

Uroševac, 12.05.2025.

📥 Preuzmi aplikaciju
📄 Konkurs u PDF formatu