business

ZYRTAR I SIGURIMIT (3)

  • star Publikuar: 18-07-2024
  • star Skadon: 04-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Sigurim Fizik
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 4438

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) është institucion i pavarur, i themeluar për të administruar sistemin e kursimeve të obligueshme pensionale në Kosovë, dhe vepron në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-101 për fondet pensionale në Kosovë dhe me plotësimet e mëtutjeshme të këtij ligji. FKPK-ja, në përputhje me nenin 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 e shpall këtë:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e vendit të punës me të dhënat si në vijim:

Titulli i pozitës:

ZYRTAR I SIGURIMIT (3 Pozita)

Numri i referencës:

SIG052024

Kohëzgjatja e emërimit:

Kontratë me afat të caktuar (me mundësi vazhdimi)

Puna provuese:

Tre (3) muaj

Adresa:

Rr. “Agim Ramadani” Nr. 182-184, 10000 Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarit të sigurimit:

  • Ofrimi i sigurisë për ndërtesat/zyrat e FKPK-së dhe pronën tjetër të luajtshme.
  • Kryen kontrollin e zyrave dhe siguron që nuk kanë qasje persona të paautorizuar.
  • Ofron përgjigje emergjente (p.sh. në rast të zjarrit, përmbytjeve ose rrezikimit të sigurisë) dhe lajmëron njësitë emergjente përkatëse.
  • Identifikon rreziqet dhe jep rekomandimin për minimizimin e tyre.
  • Mirëmban shënimet për incidentet eventuale dhe hapat e ndërmarrë gjatë orarit të punës.
  • Siguron se pajisjet për furnizim emergjent punojnë në rast nevoje.
  • Detyra të tjera që mund të përcaktohen nga DM dhe ZDO, apo nga Procedurat e FKPK-së në fuqi.

Kriteret e konkursit

Përvoja:

Përvojë së paku 5 vjeçare në shërbimin e sigurimit fizik.

Edukimi:

Së paku shkolla e mesme e përfunduar.

Gjuha:

Kërkohet njohja e rrjedhshme e gjuhës shqipe (në të folur dhe shkruar).

Njohuria e gjuhëve tjera do të jetë përparësi.

Gjendja fizike dhe aftësitë:

Gjendje të mirë fizike dhe i aftë për të përballuar orarin e punës natën.

Aftësi për kujdes ndaj detajeve.

Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale.

Aftësi të veprimit në raste emergjente.

Afati dhe mënyra e konkurrimit:

Afati i fundit për konkurrim është: ora 16:00 e datës 4 gusht 2024.

Konkurrimi bëhet përmes postës elektronike (e-mail) në: [email protected] , duke vendosur si titull “Konkurs për Zyrtar Sigurimi”, duke bashkëngjitur dokumentet në vijim (në formatin PDF.):

1) Jetëshkrimin (CV-në); 2) Diplomën e shkollës së mesme (të skanuar ose printuar).

3) Dëshminë (certifikatën) për gjendjen penale; 4) Referenca që dëshmojnë përvojën pesë vjeçare të punës.

Konkurrimi mund të bëhet edhe përmes postës duke i bashkëngjitur dokumentet e mësipërme, në adresën: “Agim Ramadani” 182-184, 10000 Prishtinë

VËMENDJE: Aplikacionet pa bashkëngjitur “Dokumentet për aplikim” si dhe ato të dorëzuara pas afatit, NUK do të shqyrtohen. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe kriteret e konkursit do të kontaktohen.

FKPK-ja është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta për të gjithë!