Kompani
IT Engineers
Kategoritë
Dizajn grafik, Praktikë, Social Media
Numri i pozitave
2
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
3586
IT Engineers L.L.C, shpall konkurs për pozicionet e mëposhtme:
Praktikant për Social Media
Përgjegjësitë:
- Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjeve për rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn, etj.)
- Ndihma në zhvillimin e fushatave për rritjen e ndërveprimit dhe ndjekësve.
- Monitorimi dhe analizimi i performancës së postimeve dhe fushatave të marketingut digjital.
- Ndihma në planifikimin dhe koordinimin e strategjive të përmbajtjes për rrjetet sociale.
Kualifikimet:
- Të jetë student/e ose i diplomuar në Marketing, Komunikim, ose fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira në përdorimin e platformave të rrjeteve sociale.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe kreativitet.
- Njohuri të programeve për menaxhimin e përmbajtjeve si Canva ose Photoshop (avantazh).
Praktikant në Dizajn Grafik
Përgjegjësitë:
- Krijimi i materialeve vizuale për fushatat e marketingut dhe promovimet e brendshme.
- Ndihma në dizajnimin e materialeve grafike për rrjetet sociale, faqet e internetit dhe printime.
- Zhvillimi i grafikëve dhe ilustrimeve sipas kërkesave të projekteve.
- Ndjekja e trendeve më të fundit në dizajnin grafik për të sjellë ide të reja.
Kualifikimet:
- Të jetë student/e ose i diplomuar në Dizajn Grafik ose Multimedia.
- Njohuri të mira në përdorimin e softuerëve të dizajnit (Adobe Photoshop, Illustrator, ose programe të tjera të ngjashme).
- Kreativitet dhe aftësi për të krijuar dizajne unike dhe tërheqëse.
- Vëmendje e detajuar dhe aftësi të mira organizative.
CV duhet te dergohen ne [email protected] duke shenuar ne Subject Pozicionin per te cilin aplikoni.