business

Praktikant/ë vullnetar/e (40)

  • star Publikuar: 16-03-2023
  • star Skadon: 27-03-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Institucione Publike
Numri i pozitave 40
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 17327

REPUBLIKA E KOSOVËS
REPUBLIKA KOSOVA – REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS
APELACIONI SUD KOSOVA – COURT OF APPEALS OF KOSOVO

Në baze të nenit 3 të Rregullores nr.08/2017 , për praktikantë vullnetarë(pa pagesë) për kohë
të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti:

Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës
shpall :

K O N K U R S
Nr. 1/2023

Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e 40 (katër dhjete) pozita

Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës

Kohëzgjatja e emërimit: me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)

Vendi: Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë

Përshkrimi i detyrave të punës:

Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si
dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.

Detyrat kryesore:

  • Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
  • Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi ;
  • Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
  • Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, gjykimet etj;
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:

Kualifikimet:

  • Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Master,
  • Njohuri të procedurave gjyqësore;
  • Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
  • Njohuri të mjaftueshme ligjore;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të folur.

VEREJTJE:

Procedura e konkursit është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.

Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi shërbimin civil Nr.03/L-149 dhe Rregullore, Nr.02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil dhe

Rregullores për Procedurën e Rekrutimit të Praktikantëve

Konkursi është publikuar më dt. 13.03.2023 dhe mbyllet me dt.27.03.2023

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën e Apelit të Kosovës-Pallati i Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.

Dorëzimi i aplikacioneve mund te bëhet edhe përmes postes.

Për informata të hollësishme mund të kontaktoni në tel: 038/200-17-540, prej orës 08:00 – 16:00.

Shkarko Aplikacionin

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në

Kosovë.Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm. Në aplikacion duhet të shënohen të gjitha të dhënat ekërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën konkurron. Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë: kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata të tjera, dy rekomandime etj.

Nëse aplikacionit nuk ia bashkëngjitni dokumentet e duhura dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa.