business

Zyrtar i lartë për organizim të eventeve

  • star Publikuar: 09-04-2025
  • star Skadon: 08-05-2025
Kategoritë Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 245

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierënnë shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Zyra e Presidentit të Republikes së Kosovës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi i Protokollit

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për organizim të eventeve

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga: L5 6

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit : 08/04/2025

Afati për aplikim : 09/04/2025 - 08/05/2025

Institucioni : Zyra e Presidentit të Republikes së Kosovës

Departamenti : Zyra e Sekretarit

Divizioni: Departamenti i Protokollit

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00017594

Kodi : RPC0011133

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Planifikon, zhvillon dhe bën organizimin e eventeve të organizuara nga Presidenca;
  2. Bën përpilimin dhe dërgimin e ftesave për eventet të cilat organizohen dhe menaxhon konfirmimet;
  3. Përgatit listat protokollare dhe listat diplomatike për të ftuarit në eventet e organizuara nga ZPRK;
  4. Bashkërendon me Administratën e ZPRK-së çështjet e organizimit të eventeve të organizuara në Presidencë;
  5. Merr iniciativa dhe bën propozimepër kompletimin e planit të punës, për t’u siguruarse të gjitha çështjet nga fushëveprimtaria janë përfshirë në plan;
  6. Është përgjegjës për kryerjen e detyrave të ngarkuara nga mbikëqyrësi në kohë, në mënyrë cilësoredhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e parapara;
  7. Raporton në baza të rregullta lidhur me përfundimin e detyrave të përcaktuara, për tu siguruarnëse janë zhvilluar të gjitha aktivitetet dhe veprimet e planifikuara dhe arrit objektivat e pozitës;
  8. kryen detyra tjera për kategorinë profesionale, siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ (SZP) nr. 03/2024 për klasifikimin e pozitave në shërbimin civil në Presidencë, në Shtojcën Nr. 5.1 të këtij UdhëzimiAdministrativ dhe detyra tjera, të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën e ceremoniale dhe të protokollit;
  • Nivel të lartë të njohuriveprofesionale ose tekniketë fushës së ceremonialit dhe protokollit dhe të kuptuarite fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë;
  • Njohuri të gjëra të fushës së politikëssë jashtme, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
  • Njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme).

Grupi dhe fusha e kërkuar e arsimit: Grupi i Protokollit: Protokoll, marrëdhënie ndërkombëtare, shkencat komunikimit, gazetari, administrate publike, gjuhësi.

Përvoja në punë: Së paku dy (2) vjet përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedurapër plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Kërkesat Specifike (nëse ka):

Certifikata, licencakur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  1. Planifikimin dhe objektivat (nëse ka)
  2. Mbështet dhe koordinon punën rreth detyravedhe përgjegjësive përkatëse te Departamentit, duke siguruar se funksionet e caktuara të pozitës në kuadër të DP -së, përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase;
  3. Cakton objektivat specifike, identifikon dhe propozon buxhetinpër mbulimin e aktiviteteve nga fushëveprimtaria e Departamentit, si dhe drafton Raportin Vjetor të Punës së pozitës se tij, dhe e dërgon për përfshirje në raportin e DP-së;
  4. Merr pjesëaktive në të gjitha fazate hartimit, realizimit dhe zbatimit të legjislacionit, politikave, planeve dhe programeve strategjike, si dhe projekteve të DP-së për arritjen e misionit dhe objektivave strategjike të DP-së.

Menaxhimin (nëse ka Nuk ka

Detyrat teknike

  1. Përdor metoda kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  2. Përdor arsyetime logjike dhe analiza;
  3. Bën gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave në kuadër të fushëveprimit të Departamentit.

Përfaqësimin institucional dhe bashkëpunimin

  1. Në koordinim me Zëvendës Drejtorin, merr pjesë, bashkëpunon apo përfaqëson DP -së në takime pune, konferenca, seminare, trajnime dhe takime brenda dhe jashtë vendit, në fushën e përgjegjësisë së DP-së.

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  1. Së bashku me aplikacionin për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit, kandidatët duhet të bashkëngjisin edhe dokumentacionin në vijim:
  2. kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs e të dhënanga institucionet arsimore, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar jashtë vendit apo aktin që dëshmon se diploma e fituar jashtë vendit është në procedurë të
  3. nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentine nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  4. kopjet e dëshmisë së punësimit;
  5. kopjet e dokumenteve që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkursit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmia se kandidati është i aftë në pikëpamjeshëndetësore dhe dëshmiase kandidati nuk është i dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje, dorëzohen para emërimit.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 23/05/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë: S'ka

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit


Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen