business

Menaxher Marketi (1), ZV Menaxher (2), Pranues Malli (1), Arkatare (5), Sektoristë (9)

  • star Publikuar: 02-10-2023
  • star Skadon: 15-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani QTA
Kategoritë Të tjera, Shitje, Menaxher/e, Arkatare
Numri i pozitave 18
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 5253

Arjeta Group SH.P.K për njësinë e saj QTA Mitrovicë shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :

  • 1 - Menaxher Marketi
  • 2 - ZV Menaxher
  • 1 - Pranues Malli
  • 5 - Arkatare
  • 9 - Sektoristë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Menaxher i Marketit dhe ZV Menaxher
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Pranues Malli

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Mitrovicë

  • Hapja dhe mbyllja e dyqanit sipas orarit të përcaktuar të punës;
  • Të përpilojë me kohë dhe saktësi dokumentet zyrtare(Deponimet, barazimet ditore, skanimi i dokumenteve) që duhet të mbahen në dyqane dhe dokumentet e kompanisë;
  • Të organizojë orarin e punës së punëtorëve dhe pushimet në mënyrë të tillë që mos të ndikojë në rrjedhën e punës së dyqanit dhe gjithnjë duke marë parasysh kërkesat e punëtorëve;
  • Mbane kontakt me stafin dhe klientet;
  • Monitoron afatet dhe informon palët;
  • Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të dyqanit të cilin është duke e administruar, në përputhje me rregulloret dhe dispozitat e ligjit në fuqi;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të deleguara nga eprori.

Kualifikimet dhe aftësitë e Kërkuara

  • Diplomë Universitare
  • 2 vite përvojë pune
  • Të ketë njohuri të mira të kompjuterike për programet word exel
  • Të ketë përkushtim dhe etikë në punë;
  • Aftësi komunikuese dhe prezantuese;
  • Aftësi menaxhuese dhe organizative;
  • Shkathtësi të shkëlqyera bashkëpunuese në ekip.

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Mitrovicë

  • Mbanë përgjegjësi për pranimin e mallit në bazë të fletëporosisë dhe leximit me hendell,
  • Bënë kontrollimin e faturës hyrëse në përputhje më sasinë dhe çmimet e programit,
  • Organizon palimin dhe renditjen e mallit në depo.
  • Bënë organizimin e bartjes së mallit nga depoja në market, në bashkëpunim me kolegët tjerë,
  • Kontrollon dhe evidenton mallin e dëmtuar dhe të skaduar,
  • Koordinohet me furnitorin për planifikimin dhe pranimin e mallit,
  • Ushtron kontrollin dhe kujdeset për hedhjen e mbeturinave,

Kualifikimet dhe aftësitë e Kërkuara

  • Minimumi 2 vite përvoj pune në pozita të ngjashme
  • Preferohet shkollim i lartë
  • Të jetë i besueshëm dhe i drejtë
  • Të jetë i gatshëm të punojë në grup dhe individualisht
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion
  • Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për të punuar në orar të ndryshëm
  • Të posedojë patentë shofer kategoria B

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Arkatare

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Mitrovicë

  • Pranimi dhe skanimi i produkteve
  • Përpunimi i pagesave:
  • Kujdesi ndaj klientëve:

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm.
  • Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale;
  • Përkushtim dhe etik në punë.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Sektorist/e

Lokacioni i Punës, QTA Njësia Mitrovicë

  • Asiston konsumatorët gjatë blerjes, me kujdes përkushtim të madh,
  • Është përgjegjës për palimin e mallit dhe përcjelljen e afateve të skadencës për mallrat përkatëse,
  • Bashkëpunon dhe raporton në mënyrë të vazhdueshme me kolegun e tij/saj të punës në lidhje me procesin e punës.
  • Kujdeset për renditjen, rregullimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha produkteve në Market.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm.
  • Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale;
  • Përkushtim dhe etik në punë.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected]

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 02 Tetor 2023 deri më 15 Tetor 2023.