business

Menaxher për Marketing

  • star Publikuar: 12-05-2025
  • star Skadon: 25-05-2025
Kompani Artmotion
Kategoritë Marketing
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 96

Po kërkojmë një drejtues kreativ për marketingun tonë!

Pozita: Menaxher për Marketing
Lokacioni: Prishtinë
Orari: Full-Time
Kompania: Artmotion

A je ti njeriu që…

  • I sheh sfidat si mundësi?
  • Di ta udhëheqësh një vizion kreativ nga ideja në rezultat?
  • Ke përvojë në krijimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut që lënë gjurmë?
  • Frymëzon ekipin dhe bashkëpunon natyrshëm me të gjithë strukturën organizative?

Nëse po – jemi duke kërkuar pikërisht ty!

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Hartimi dhe menaxhimi i strategjive të marketingut në nivel kompanie.
  • Organizimi i fushatave promocionale dhe fushatave të shitjes në nivel regjional.
  • Menaxhimi i rrjeteve sociale dhe planifikimi i buxhetit të marketingut.
  • Implementimi efikas i projekteve kreative dhe aktiviteteve promocionale.
  • Bashkëpunimi i afërt me menaxherët e shitjes për integrimin e strategjive.
  • Krijimi dhe zhvillimi i ideve të reja marketingu nga koncepti në realizim.
  • Pjesëmarrja në organizimin e eventeve promocionale dhe komunikimi me klientët.
  • Sugjerimi i fushatave dhe ofertave të reja bazuar në analiza tregu.
  • Analizimi i feedback-ut të klientëve dhe kthimi i tij në veprim të dobishëm.

Kriteret që kërkojmë:

  • Përvojë relevante në marketing, menaxhim ose shitje.
  • Aftësi të forta në organizim, komunikim dhe mendim strategjik.
  • Shkathtësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të menduar ndryshe.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.

Çka të ofrojmë:

  • Pagë konkurruese.
  • Sigurim shëndetësor dhe shujtë ditore.
  • Trajnime të vazhdueshme profesionale.
  • Ambient mbështetës dhe dinamik pune.
  • Mundësi të qarta për zhvillim dhe avancim në karrierë.

Si të aplikosh:

Na dërgo:

  • CV-në
  • Letër motivuese (opsionale, por e preferuar)
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse ke)
  • Letra rekomandimi ose referenca (opsionale)

Email për aplikim: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 25 Maj 2025, ora 16:00
Subjekti i email-it: Menaxher për Marketing

Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Artmotion – një vend ku idetë marrin jetë dhe suksesi ndërtohet bashkë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu