business

Përgjegjës i Shitë - blerjes

  • star Publikuar: 25-03-2024
  • star Skadon: 05-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1246

Qatar Charity - Zyra në Kosovë

Konkurs për një vend të lirë të punës

  1. Pozita: Përgjegjës i Shite- blerjes

Vendi: Prishtinë – Qatar Charity

Kodi i Punës: QC 002

Kriteret për aplikim:

  1. Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi ose Burime Njerëzore, ose një ekuivalent tjetër.
  2. Përvojë e punës së paku katër vjet në fushën e blerjeve dhe logjistikës.
  3. Aftësi në programet e Microsoft Office;
  4. Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe;
  5. Aftësi të veçanta menaxheriale,
  6. Aftësi për negociata dhe komunikim të mirë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Përgjegjësia e plotë për procesin e blerjes;
  2. Bën Kontrollimin dhe krahasimin e ofertave gjatë procesit të blerjes.;
  3. Ofertat dhe çmimeve ( sjell ofertat me te lira ne treg);
  4. Pjesëmarrja në hapjet e Tenderëve dhe Ofertave;
  5. Përpilon kërkesat për blerje;
  6. Pjesëmarrja në përgatitjen e Buxhetit Vjetor;
  7. Përgatitja e raporteve periodike te blerjes;
  8. Ruajtja e dokumenteve dhe arkivimi i tyre;
  9. Detyra tjera Logjistike të caktuara nga Menaxhmenti.

Shënime të rëndësishme që duhet të keni parasysh kur aplikoni:

• Ju duhet të bashkëngjitni CV në formatin PDF që përmban të gjitha të dhënat personale dhe kualifikimet e lartcekura ose që nuk janë cekur. CV-ja duhet të jetë në gjuhën angleze.

• Të gjitha diplomat dhe certifikatat e asaj që është deklaruar në CV duhet të bashkëngjiten në formatin PDF (një dosje-file) dhe të jenë të qarta.

• Dokumenti identifikues (Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës) duhet t’i bashkëngjitet dosjes.

• Nëse dosja nuk është e plotë ose të dhënat janë të paqarta, dorëzimi konsiderohet i pavlefshëm.

• Mënyra e vetme për të aplikuar është përmes këtij emaili: [email protected]

• Kodi për aplikim të kësaj pozite i cili duhet të shënohet në subjektin-titullin e emailit: QC 002

• Afati i fundit për aplikim është data: 05.04.2024

Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Për çdo pyetje shtesë rreth këtij konkursi mund të drejtoheni në nr. Tel: 045/565-202.