VENDE TË LIRA PUNE
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren është duke krijuar një ekosistem inovativ përmes bashkimit të aktorëve kryesor në sistemin e inovacionit dhe rrjedhimisht mbështet inovacionin sipërmarrës. Këta aktorë përfshijnë biznese inovative, të orientuara në teknologji dhe krijimitari dhe biznese fillestare, institucionet arsimore, ofruesit e trajnimeve professionale, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë nga sektori publik. ITP Prizren është baza e dikurshme e KFOR-it dhe përbëhet nga 40 hektarë dhe rreth 50 ndërtesa. Per me shume informata mund ten a vizitoni ne: https://itpprizren.com/
Innovation and Training Park (ITP) in Prizren është në kërkim për 3 pozita: Punëtor të pastrimit
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozitës janë:
- Grumbullimi i mbeturinave nga koshat e mbeturinave dhe bartja e mbeturinave të mbledhura në koshat/mbledhësit e mbeturinave.
- Kryerja e pastrimit dhe furnizimit të përditshëm të zyrave, dhomës së konferencave, sallave, kuzhinave, tualeteve, hyrjeve, korridoreve, shkallëve dhe zonave të tjera të ndërtesës. Kjo përfshin: pastrimin e dritareve, dyerve, mobiljeve, lavamanëve, banakëve, pajisjeve të tualetit, dyshemeve dhe zonave të tjera.
- Pastrimi dhe dezinfektimi i pajisjeve të tualetit, rimbushja e dispenzuesve të tualetit (peshqir letre, letra higjienike, sapun duarsh) dhe pastrimi i dyshemesë së tualetit.
- Mbajtja e pajisjeve, mjeteve dhe dollapëve të furnizimeve të pastërta dhe të rregullta. • Porositja dhe rimbushja e furnizimeve të pastrimit dhe produkteve të letrës sipas nevojës.
- Identifikimi dhe raportimi i kushteve të pasigurta/johigjienike, riparimeve të pajisjeve dhe problemeve të tjera tek mbikëqyrësi i saj/tij.
- Mbledhja e mbeturinave dhe ruajtja e pastërtisë së oborrit dhe hapësirave të jashtme.
- Kryerja e detyrave të tjera sipas udhëzimeve dhe kërkesës të menaxherit të linjës.
Kërkesat dhe Aftësitë e Nevojshme
- Përvoja në pastrimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme është përparësi.
- Qëndrueshmëri fizike dhe aftësi për të kryer punë fizike.
- Njohuri bazike për përdorimin e pajisjeve dhe kimikateve të pastrimit.
- Të kushtohet kujdes ndaj detajeve dhe angazhim për të siguruar standarde të larta higjienike.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup dhe për të ndjekur udhëzimet e dhëna
- Fleksibilitet për të punuar jashtë orarit të dhe gjatë fundjavave, kur është e nevojshme.
Lokacioni: ITP Prizren
Data e fillimit të punës: 01.03.2025
Si të aplikoj?
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën përkatëse të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes adresës elektronike [email protected] , apo duke e sjellur CV-në në adresën e mëposhtme:
Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren,
Ndërtesa e kuqe, Kati 1, Zyra nr: 130
Ukë Bytyçi, pn.,
20000 Prizren, Republika e Kosovës
Aplikacionet pranohen deri më datë 14 Shkurt 2025.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe do të ftohen në fazën tjetër të rekrutimit. *Mohimi i përgjegjësisë
Privatësia e të dhënave
ITP është e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e informacionit personal që ne përpunojmë. Deklarata e Pëlqimit
Ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit. Informacioni do të aksesohet vetëm nga stafi i rekrutimit dhe anëtarët e panelit. Ju e kuptoni që të dhënat tuaja do të mbahen të sigurta dhe nuk do t'u shpërndahen palëve të treta. Ju keni të drejtë të ndryshoni ose të përdorni informacionin tuaj. Ju e kuptoni që të dhënat tuaja personale do të fshihen pas gjashtë muajsh kur ky informacion nuk kërkohet më për këtë qëllim.