business

Zyrtar për çështje pronësore

  • star Publikuar: 17-07-2025
  • star Skadon: 14-08-2025
Kategoritë Komunë
Vendi i punës Lipjan
Numri i pozitave 1

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Lipjan shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi ligjor

Fusha e studimit: Juridik

Institucioni që zhvillon proceduren e rekrutimit: Komuna Lipjan

Nr. i Referencës: RN00018231

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 15.07.2025

Afati për aplikim:16.07.2025 - 14.08.2025


Pozitat aktualisht të lira

NrInstitucioniOrganizata / Vendi i punësTitulli i pozitësKlasa e pozitësPaga\ KoeficientiNr. i kërkuar
1Komuna LipjanSektori për ÇështjePronësoro- JuridikeZyrtar për çështje pronësoreProfesional 25.451

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Azhurnon dhe mban shënimet mbi pronën Komunale.
  2. Kryen punëtprofesionale juridike dhe administrative të lëmisë pronësore-juridike të përcaktuara sipas dispozitave ligjore nga kompetenca e Komunës.
  3. Përgatitë ProjektPropozime të vendimeve në procedurë të ndërtimit të objekteve të infrastrukturës me interes për Komunën.
  4. Pranon, mbledhdhe shqyrton provatlidhur me uzurpimet arbitrare të pronëskomunale dhe asaj publike, përfshirë administrimin e provave dhe daljen në vend-shikim me ekspertë gjeodetë;
  5. Inicion dhe udhëheq procedurat e shpronësimit të pronave për interes të përgjithshëm publikdhe menaxhon procedurat për kompensimin e pronave të shpronësuara;
  6. Kryen punëtjuridike lidhur me ofertat e drejtuara Komunëspër zhvillimin e bizneseve dhe aktiviteteve tjera.
  7. Ofron këshilladhe udhëzime juridikelidhur me çështjetpronësore-juridike për palëte përfshira, duke ndihmuar të kuptojnë procedurat dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet;
  8. Ndërmerr veprimete nevojshme në përgatitjen e vendimeve përkatëse dhe lëndën e kompletuar ia dërgon për vendosje Kryetarit përmes shefit të sektorit.
  9. Ruajtja e të gjithëdokumenteve dhe kontratave të pronësisë, përfshirë regjistrat e pasurivedhe dosjet e çështjeve ligjore.
  10. Identifikon dhe klasifikon lëndët arkivore ne kuadër te drejtorisë në përputhje me rregulloret dhe standardet e arkivimit dhe siguron sistemimin dhe mbajtjen azhuretë lëndëve arkivore, duke përdorur teknikat dhe metodat e përshtatshme;
  11. Kryen çdo detyrë tjetërnë fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga eprori i drejt për drejt apo drejtori/kryetari;

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) - Juridik.
  • Kërkesat specifike: nuk kërkohet.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulimtë rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomaështë fituar jashtëvendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcaktonpozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtettjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti, apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekuraapo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik(Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 29/08/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesido të shpallet përmes portalitpër rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidatet fitues do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së pozitës së lirë sipas radhitjes përfundimtare.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen