business

INXHINIER I MAKINERISË

  • star Publikuar: 23-03-2024
  • star Skadon: 05-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjilan
Shikime 854

Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar me brendin e mirënjohur: PILOT BIKE, aktualisht ofron mundësi punësimi me orar të plotë, për pozitën si në vijim:

INXHINIER I MAKINERISË (1 pozitë).

Vendi i punës: Gjilan

Disa ndër detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e makinerive në Prodhim.
  2. Kontrollimi i cilësisë së produkteve.
  3. Leximi dhe zhvillimi i vizatimeve teknike dhe skicave.
  4. Trajnimi i punëtorëve në përdorimin e makinerive.
  5. Realizimi i projektimeve në Auto Cad 3D.
  6. Leximi i udhëzimeve në komanda kompjuterike të makinave.
  7. Punë të tjera profesionale sipas pozitës dhe kërkesës së Mbikqyrësit.

Kualifikimi:

- Të ketë të përfunduara studimet themelore në Fakultetin e Teknik, ose të paktën të jetë student i kësaj lëmie;

- Përvojë profesionale (E preferuar);

- Njohuri për saldim;

- Njohuri për deformimin e gypave;

- Njohuri për vizatime teknike;

- Njohuri në përdorimin e programit Auto Cad 3D dhe paketës së Microsoft Office;

- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese në të folur dhe në të shkruar;

- Aftësi ndërpersonale dhe çasje pozitive; dhe

- Aftësi për të marrë vendime në mënyrë të pavarur dhe për t’u adaptuar në punë ekipore.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar për aplikim mund të kontaktojnë në e-mail adresën: [email protected] duke precizuar pozitën për të cilën aplikojnë apo të paraqiten personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan, për plotësimin e aplikacionit.

Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 05.04.2024.