business

Zyrtar/e i/e Financave

  • star Publikuar: 21-03-2025
  • star Skadon: 04-04-2025
Kategoritë Financa
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 122

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” është duke zgjeruar kapacitetet e burimeve njerëzore për të ofruar shërbime më efikase dhe cilësore. Për këtë arsye, hap konkurs për: Zyrtar/e i/e Financave

Departamenti: ADMINISTRATË dhe FINANCA
Përgjegjësitë:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël.
  • Regjistrimi i dokumenteve kontabël në softuerin Pro-Data, si faturat e blerjes, DUD-et, dhe faturat e shpenzimeve.
  • Përgatitja e raporteve ditore për të hyrat dhe harmonizimi me bankën.
  • Menaxhimi i llogarive të arkëtueshme dhe pagueshme.
  • Përgatitja dhe analiza e harmonizimeve të transaksioneve bankare.
  • Menaxhimi i pasurive fikse dhe llogaritja e zhvlerësimit të tyre.
  • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar.
  • Plotësimi i formularëve për Administratën Tatimore.
  • Përgatitja e raporteve për Menaxherin e Financave.

Kualifikimet:

  • Përvojë me programin kontabel Pro-Data (e preferueshme).
  • Përvojë në Institucione Shëndetësore (e preferueshme).
  • Shkathtësi analitike dhe organizative.
  • Njohuri në fushën e financave dhe buxhetit.
  • Shkathtësi të larta në MS Office (Word dhe Excel).
  • Përvojë pune relevante në financa dhe kontabilitet.

Dokumentet që kërkohen:

  • CV
  • Letër motivimi
  • Referenca/Rekomandime (e preferueshme)

Afati i aplikimit vlenë deri më 04.04.2025.

Aplikoni përmes emailit: [email protected] , duke specifikuar në subjekt: “Emri dhe Mbiemri – Zyrtar/e i/e Financave”. Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” inkurajon aplikime nga të gjithë, pa dallim gjinie, moshe, etnie dhe individë me aftësi të kufizuara.

Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën tjetër të rekrutimit.