business

Manaxher Shitjesh dhe Blerjesh ne fushen e Veterinarise

  • star Publikuar: 30-09-2022
  • star Skadon: 20-10-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IMED SHPK
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2357

IMED SHPK një ndër shoqëritë e zhvilluara në tregun farmaceutik të distribucionit të medikamenteve dhe produkteve kozmetike dhe ushqimore për kafshë.
Kjo kompani operon në tregun e Kosovës prej vitit 2015.

Kompania është duke kërkuar Manaxher Shitjesh dhe Blerjesh në fushën e Veterinarisë me kërkesat si më poshtë:
Përmbledhja e Pozicionit:
Manaxheri i Shitjeve dhe Blerjeve në fushën e Veterinarisë suporton në zhvillimin dhe planifikimin e shitjeve dhe blerjeve, ndjek dhe harton plan buxhete, menaxhon marrëdhëniet me klientët, gjetjen e klientëve të rinj, ndjekjen e çdo hapi të procesit të shitjeve dhe blerjeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Ndjek dhe kryen planifikimin e nevojshëm për realizimin e buxhetit vjetor të shitjeve.
  • Menaxhon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët e rinj edhe ekzistues.
  • Menaxhon marrëdhëniet me pikat e shitjes (farmaci apo njesi të tjera biznesi) për shitjen e produkteve
  • Koordinon me aktoret e përfshirë për mënyrën e pagesës nga klienti dhe afatet kohore të derdhjeve, të cilat janë caktuar paraprakisht.
  • Suporton në kryerjen e studimeve të tregut të shitjes së produkteve duke mbledhur kërkesa specifike të klientëve ekzistues dhe atyre potencial, mbikëqyr aktivitetin e konkurrencës për të bërë një vlerësim të ndikimit të tyre në treg, suporton me informacion në përgatitjen e tipologjisë së produktit.
  • Përgatit raporte të ndryshme sipas nevojës së departamentit të Financës & Menaxhimit të kompanisë.
  • Informon klientin në lidhje me cilësinë e produktit, përmbajtjen e tyre, çmimet apo cdo detaj tjetër të nevojshëm.
  • Reklamon, prezanton dhe shet produktet e kompanisë, klientëve ekzistues dhe potenciale dhe i ndihmon ata për të bërë zgjedhjen më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
  • Realizon Marketingun e produktit për rritjen e vizibilitetit dhe shitjeve si dhe përgatitjen e ofertave për klientët
  • Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë.
  • Kryen porositë për produkte tek furnitorët dhe ndjek statusin e porosisë në sistemin e furnitorit përkatës;
  • Përcakton dhe propozon çmimet optimale të blerjes, është pjesë e diskutimeve dhe vendosjes së çmimeve;
  • Përzgjedh dhe propozon furnitorë potencialë që përmbushin kërkesat dhe kushtet e kompanisë;
  • Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre në marketing;
  • Përgjegjës për mbarëvajtjen e kontakteve me partnerët ndërkombëtarë;

Edukimi:

  • Të zotërojë diplomë Universitare (prioritet do të ketë nëse e kanë në fushën e Veterinarisë apo dhe Biznesit)

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 2 vite në ketë fushë
    Aftësi të tjera:
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe menaxhimit.
  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin.
  • Aftësi të mira në biznes dhe shitje.
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë.
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese.
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet.
  • Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime.
  • Të posedojë patentë për drejtim automjeti.
  • Të jetë fleksibël.
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze

Të interesuarit të dërgojnë CV-në me Foto shoqëruar me Listë notash Diploma Bachelor dhe Master në adresën e e-mailit [email protected]; apo të kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 49 447 617

Aplikimet janë të hapura deri më dt.20.10.2022.

Suksese!