business

Mirëmbajtës/e

  • star Publikuar: 14-03-2024
  • star Skadon: 29-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Mirëmbajtje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1328

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë kërkon të punësojë Mirëmbajtës/e për zyrat eSOS Fshatrave të Fëmijëve

Angazhim me orar të caktuar (20 orë në javë) F/M

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Mbanë përgjegjësi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zyrave, kuzhinave, toaleteve dhe sallëssë takimeve.

  • Pastrimi i zyrave, kuzhinës dhe toaleteve të zyrës;
  • Mirëmbajtja e mjeteve të punës/për pastrim;
  • Pastrimi i hapësirës së jashtme para zyrës;
  • Pastrimi gjenerali zyreve një here në javë
  • Raportimi i rregullt, verbalisht dhe në formë të shkruar, mbi realizimin e detyrave të dhëna dhe mbi për çdo situatëtë re apo ndryshime eventuale;
  • Është i/e obliguar të njohë sfondin, filozofinë, principet, politikën dhe strukturën e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë;
  • Detyra shtesëbrenda fushës së veprimit siç kërkohen nga punëdhënësi.

PROFILI

  • Edukimi: Nivelii mesëm i edukimit
  • Përvoja e punës është përparësi
  • Shkathësi organizative

ORARI I PUNËS

  • 20 orë në javë

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë punonjësit & aplikantët e kualifikuar pavarësisht nga mosha, raca, gjinia,origjina, përkatësia apo statusi martesor.

Ne i përmbahemi të gjitha ligjeve vendore që rregullojnë çështjen e diskriminimit në punë. SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë zbaton rregullore të brendshme që theksin kryesor e kanë mbrojtjen, siç është Rregullorja për Mbrojtjen e Fëmijëve, politikën për PSHEA (mbrojtja nga ngacmimi, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual),Kodin e Mirësjelljes, ndër të tjera, dhe pret nga

punonjësit t'i respektojnë dhe kërkojnë nga ta të nënshkruajnë një deklaratë me anë të të cilës konfirmojnë respektimin e të gjitha politikave për mbrojtje të SOS Fshatrave të Fëmijëve. Nënshkrimi i kësaj deklarate bëhet në të njëjtën kohë kur nënshkruhet kontrata, shoqëruar me një orientim lidhur me proceset e brendshme të politikave të aplikueshme.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke qenë organizatë e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, zbaton procedura strikte të rekrutimit duke përfshirë verifikimin e të kaluarës kriminale. Kandidatët e suksesshëm, ne raundin e tretë të procedurës së rekrutimit, duhet të sjellin vërtetimin nga gjykata dhe vërtetimin nga policia që nuk janë nën hetime dhe nuk kanë të kaluar kriminale. Verifikimet tjera përfshijnë kontrollimin e referencave nga punëdhënës paraprak të kandidatëve potencial.

Për këtë arsye, ju lutem i cekni qartë kontaktete punëdhënësve paraprak, siç kërkohet në formën e aplikacionit.

Afati i fundit për aplikim është 29 mars 2024.

Dokumentacioni i nevojshëm:
Formulari i aplikimit / Aplikacioni i SOS Fshatrave te Fëmijeve Kosovë (shkarko këtu: Vende të lira pune
– Sos (soskosova.org)
Kopje të diplomave, certifikatave dhe referenca nga punëdhënësit paraprak;
Dokumentet për aplikim dërgohen në email adresen [email protected] apo fizikisht ne SOS Fshatrat e Femijeve Kosove, Velani, Prishtinë. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë ftohen në intervistë. Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të shqyrtohet.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: [email protected] apo + 383 38 749-887.